☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,542 ▼2.31%
DOW 51,640 ▼1.34%
NASDAQ 25,248 ▼3.58%
NAFTA 104.40 ▲2.35%
ARI 3,889 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,011 ▼ -4.68% ETH $2,235 ▼ -4.34% XRP $1.2393 ▼ -3.86% SOL $94.2400 ▼ -6.55%
S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,640 ▼1.34 % NASDAQ 25,248 ▼3.58 % NAFTA 104.40 ▲2.35 % ARI 3,889 ▼3.54 % S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,640 ▼1.34 % NASDAQ 25,248 ▼3.58 % NAFTA 104.40 ▲2.35 % ARI 3,889 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“Njerëzit duan më shumë tani”, Rama: ‘Bulevardi i flamingove’ hapi epokë të re, njerëzit nuk jetojnë me investime, por me pritshmëri!

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot, më 24 korrik, qeverinë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Në fjalën e tij para socialistëve, kreu i qeverisë u ndal te protestat e fundit në bulevard, të cilat i quajti “protesta e flamingove”. Ai theksoi se ato nuk ishin një sulm ndaj arritjeve të tri mandateve të para, por një tregues i pritshmërive të reja që kanë sot qytetarët shqiptarë.

“Bulevardi i flamingove nuk duhet parë si protestë, por si pasqyrë që shoqëria i vuri përpara shoqërisë. Ajo hapi një epokë të re. Deviza e saj është e thjeshtë: ‘Ka edhe më mirë’,” – tha Rama.

Kryeministri shtoi se mesimi i parë që kanë nxjerrë nga kjo ngjarje është fakti se faktet nuk mjaftojnë më për të bindur qytetarët.

“Energjia e pazakontë e turmës që mbushi Tiranën ishte më e fuqishme sesa arsenali ynë i fakteve kundër shpifjeve dhe akuzave për projektin e Zvërnecit. Shija e lirisë së asaj proteste ishte më e fortë se çdo argument teknik,” – u shpreh ai.

Rama pranoi se pritshmëritë e qytetarëve sot rriten më shpejt sesa mundësitë e qeverisë për t’u përgjigjur.

“Shqipëria ka ndryshuar. Dikur njerëzit prisnin me besim që pas rrugës, shkollës apo lulishtes së lagjes tjetër, të vinte radha e lagjes së tyre. Sot pritshmëritë rriten më shpejt sesa mundësitë tona për t’u përgjigjur,” – tha kreu i qeverisë.

Ai shtoi se zhvillimi i shpejtë i vendit përjetohet shpesh si tension mes asaj që qytetarët shohin dhe dëgjojnë, dhe asaj që kanë realisht.

“Kjo sjell pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe ndjenjë pasigurie për rolin e tyre në një ekonomi që rritet shpejt, bashkë me koston e jetesës,” – theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se nuk mjafton më të qeveriset e tashmja me investime dhe integrime, por duhet të qeveriset në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarëve.

“Zemrat dhe mendjet e shqiptarëve nuk janë më aty ku ishin dje, të lidhura me ndryshimet në territor apo me statistikat ekonomike. Ato kërkojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë me jetën e tyre të përditshme,” – përfundoi Rama.

/rtsh.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.