Njohja në Facebook i kushton rëndë vajzës nga Bulqiza, kërcënohet dhe përdhunohet
Një vajzë e re është kërcënuar me vrasje nga një djalë, i cili mw pas e ka përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, ku i dyshuari është Sulejman Gjoka 25 vjeç, banues në Rrushkull të Durrësit. I riu u arrestua ditën e djeshme, pasi 24- vjeçarja M.Xh., nga Bulqiza ka bërë kallëzim në polici rreth orës 23:40 të së mërkurës mbrëma.
Ajo ka thënë se i riu e ka kërcënuar me vrasje dhe më pas e ka çuar në një hotel në Durrës ku ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Burime nga policia i thanë noa.al, se dy të rinjtë ishin njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe ditën e ngjarjes kishin lënë takim në Durrës për t’u njohur nga afër.
Por sipas pretendimeve të së resë, 25- vjeçari e ka kërcënuar se do e vriste dhe nëpërmjet dhunës e ka çuar në një hotel ku dhe e ka përdhunuar.
Abuzimi seksual ndaj së resë është konfirmuar nga ekspertiza mjeko- ligjore. Sulejman Gjoka u vu në pranga për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Aktualisht vijojnë ende hetimet për zbardhjen e më shumë detajeve mbi gjithë sa ka ndodhur.