⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.76 ▼1.96%
ARI 4,340 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,507 ▲ +1.27% ETH $2,718 ▲ +2.83% XRP $1.6197 ▲ +10.11% SOL $120.8900 ▲ +6.63%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.76 ▼1.96 % ARI 4,340 ▲0.97 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.76 ▼1.96 % ARI 4,340 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Kallas: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet nga realiteti në Gaza dhe Bregun Perëndimor

– Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas paralajmëroi se angazhimet ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete për Izraelin dhe palestinezët, po përplasen gjithnjë e më shumë me realitetin në terren në Gaza dhe Bregun Perëndimor, sipas EEAS.

Deklarate e Kallas erdhi gjatë takimit ministror të Aleancës Globale për Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete, të zhvilluar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Ambicia e aleancës sonë globale dhe e Deklaratës së Nju Jorkut është gjithnjë e më shumë në kundërshtim me realitetet e vështira në terren”, tha Kallas.

Ajo tha se përparimi në Gaza mbetet shumë i kufizuar, ndërsa sulmet vazhdojnë, nevojat humanitare mbeten të mëdha dhe angazhimet e ndërmarra deri tani nuk kanë sjellë përmirësime të prekshme për palestinezët.

Kallas paralajmëroi gjithashtu, për situatën në Bregun Perëndimor, duke iu referuar dhunës së vazhdueshme dhe zgjerimit të vendbanimeve izraelite, të cilat, sipas saj, po dëmtojnë mundësinë e zbatimit të zgjidhjes me dy shtete.

Shefja e diplomacisë së BE-së u bëri thirrje vendeve të përfshira në proces që të “mbyllin hendekun” mes angazhimeve të tyre, veprimeve konkrete dhe realitetit në terren.

Kallas tha gjithashtu se Autoriteti Palestinez ka bërë përparim në reformat e tij, pavarësisht rrethanave jashtëzakonisht të vështira, dhe theksoi se këto reforma duhet të vazhdojnë.

Ajo shtoi se BE-ja mbështet përgatitjet për zgjedhjet legjislative palestineze dhe po punon për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike në Bregun Perëndimor, si dhe për rimëkëmbjen e hershme në Gaza.

Në të njëjtin takim, bashkëkryesuesit e Aleancës Globale deklaruan se “dritarja po ngushtohet, por nuk është mbyllur”, duke ritheksuar mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete.

Në deklaratën e tyre, ata shprehën shqetësim për zgjerimin e vendbanimeve, prishjet e ndërtesave, kërcënimet për zhvendosje me forcë, aneksimin dhe dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor.

Aleanca theksoi se zgjidhja me dy shtete mbetet rruga e mbështetur ndërkombëtarisht për realizimin e të drejtës së palestinezëve për vetëvendosje dhe për garantimin e sigurisë afatgjatë të Izraelit dhe paqes në rajon. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.