⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.84 ▼1.87%
ARI 4,330 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,287 ▲ +0.4% ETH $2,708 ▲ +1.57% XRP $1.5928 ▲ +6.71% SOL $119.9900 ▲ +4.55%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.84 ▼1.87 % ARI 4,330 ▲0.73 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.84 ▼1.87 % ARI 4,330 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Arrin në 14 numri i viktimave nga incidenti gjatë stërvitjes në Detin Kaspik

ASTANA, 25 shtator /ATSH -AA/ – Numeri i viktimave nga incidenti i së enjtes në Detin Kaspik, ku 17 ushtarakë kazakë u përfshinë nga deti gjatë një stërvitjeje ushtarake, është rritur në 14, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes,.

Ministria njoftoi në Telegram se ka përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit pas incidentit dhe se sot në mëngjes ka nxjerrë trupat e dy ushtarakëve të tjerë.

“Udhëheqja dhe personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kazakistanit u shprehin ngushëllimet e tyre më të thella dhe më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të ushtarakëve të ndjerë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Familjet e të rënëve do të marrin gjithë mbështetjen e nevojshme gjithëpërfshirëse, financiare dhe psikologjike”, shtoi ajo.

Ministria njoftoi të enjten se 17 ushtarakë u përfshinë nga deti në rajonin Mangystau, në jugperëndim të vendit, teksa po kryenin një mision stërvitor luftarak, duke konfirmuar fillimisht vdekjen e nëntë ushtarakëve.

Ajo bëri të ditur se incidenti ndodhi “për shkak të përkeqësimit të papritur të kushteve atmosferike dhe forcimit të erërave” ndërsa në vendngjarje u dërgua urgjentisht një komision i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Dauren Kosanov, për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Më vonë gjatë asaj dite, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev nënshkroi një urdhër që e shpall të premten ditë zie kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.