🌡️
Tiranë 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 88.99 ▼1.16%
ARI 4,102 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,098 ▲ +3.17% ETH $1,661 ▲ +2.32% XRP $1.1194 ▲ +1.3% SOL $65.6400 ▲ +3.35%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 88.99 ▼1.16 % ARI 4,102 ▼0.76 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 88.99 ▼1.16 % ARI 4,102 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Noka: Një ditë e rëndësishme për PD-në, Berisha triumfoi ndaj akuzave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvend, komentoi raportimet mbi heqjen e statusit “non grata” ndaj kryetarit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai e cilësoi këtë zhvillim si një ditë të madhe për demokratët dhe për çdo qytetar të lirë, duke e përshkruar si një triumf të Berishës ndaj forcave që, sipas tij, kanë tentuar ta përbaltin.

Noka theksoi se kjo është një fitore e dinjitetit dhe një dëshmi se Berisha, i sulmuar dhe i akuzuar prej vitesh, ka dalë i pastër.

“Më i hetuari, më i luftuari, më i sulmuari, doli si kristal,” u shpreh ai, duke e konsideruar këtë moment si një fitore jo vetëm për Partinë Demokratike, por për gjithë vendin.

“Sot Sali Berisha triumfoi mbi George Sorosin, padrinon e këtyre këtu, mbi Blinkenin, hodhi si rreckë Kimeten e cila u thoshte demokratëve se do hani bar,” u shpreh Noka, duke e cilësuar këtë si një betejë për dinjitet të fituar nga Berisha.

Ai theksoi se Berisha, i sulmuar dhe i burgosur nga “forcat e errëta të së keqes”, ka dalë i pastër.

“Noka e quajti këtë një fitore jo vetëm për PD-në, por për gjithë vendin, duke shtuar se populli tashmë po flet drejtpërdrejt kundër qeverisë “Tani populli po ju flet juve, nuk ka nevojë të flasë as me Blinkenin, as me Sorosin. Ka dalë rrugëve të Tiranës për t’ju thënë mafies që ka uzurpuar vendin se koha e karteleve ka marrë fund.”

Ai akuzoi mazhorancën se ka vjedhur dhe shtypur vendin për 13 vite, duke e shpopulluar Shqipërinë, dhe paralajmëroi se “është koha të jepni llogari. Harrojeni, ai popull që ka dalë atje nuk ka lidhje me Sali Berishën, por vetëm me të drejtën që kërkon të vendoset mbi padrejtësinë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.