☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.14 ▲1.01%
ARI 4,037 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,828 ▲ +3.58% ETH $1,876 ▲ +5.27% XRP $1.1073 ▲ +3.58% SOL $77.9300 ▲ +3.82%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.14 ▲1.01 % ARI 4,037 ▼0.81 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.14 ▲1.01 % ARI 4,037 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Kosova

“Non grata” në Kosovë – reagimet e e para pas deklaratës skandaloze të ministres së Serbisë, Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik

Shteti i Kosovës e ka shpallur “persona non grata” ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke i ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen dhe kalimin tranzit në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marr pas deklaratës skandaloze të Paunoviq e cila ka thënë se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Vendimin për shpalljen e ministres serbe ‘persona non-grata’ në Kosovë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai theksoi se deklarata e ministres serbe përbën vazhdimësi të një politike shtetërore që, sipas tij, për dekada ka prodhuar dhunë, krime dhe përpjekje për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezhana Paunoviq e kam shpallur persona non grata, të padëshirueshme, me ndalim të përhershëm të hyrjes në apo kalimit tranzit përmes Republikës së Kosovës. Epoka kur shqiptarët shtypeshin, masakroheshin dhe spastroheshin etnikisht ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai theksoi se gjuha e përdorur nga ministrja serbe duhet të dënohet nga të gjitha shtetet, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe nxitëse të urrejtjes.

E lidhur me këtë deklaratë skandaloze të ministres së Serbisë, kanë reaguar përfaqësues politikë të Kosovës dhe ata të BE-së.

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke folur në një konferencë për media në Bruksel, pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi, u shpreh se është e tronditur nga deklarata të tilla dhe theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik.

“Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla çfarë kemi dëgjuar. Dhe nuk ka vend në Evropë për retorikën që justifikon, avokon apo glorifikon spastrimin etnik. Unë jam personalisht e tronditur se kjo fare duhet të thuhet në këtë situatë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat dhe dinjitetin njerëzor, pajtimin e nevojshëm, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ndodhë”, deklaroi Kos.

Komisionerja evropiane tha se deklarata të tilla bien ndesh edhe me obligimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Edhe Partia Demokratike Evropiane (EDP) ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social X, demokratët evropianë e kanë cilësuar deklaratën e ministres serbe si “skandaloze dhe të papranueshme”, duke thënë se ajo përbën mbështetje të hapur për zhvendosjen me dhunë, persekutimin dhe krimet kundër njerëzimit.

“Pretendimi i ministres serbe Snezhana Paunoviq se ajo do ta kishte ‘pastruar etnikisht Kosovën’ është skandaloz dhe tërësisht i papranueshëm. Kjo përbën një miratim të hapur të zhvendosjes së detyruar, persekutimit dhe krimeve kundër njerëzimit, duke legjitimuar pikërisht politikën për të cilën Slobodan Millosheviqi u akuzua”, thuhet në reagimin e EDP-së.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke komentuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq se po të ishte në vend të Millosheviqit do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, tha se kjo dëshmon që ideologjia gjenocidale në Serbi nuk është mposhtur.

Ajo tha se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të jenë në institucionet serbe.

“Kur e dëgjon një ministre të Qeverisë së Serbisë të thotë se Serbia është dashur ta spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998, e kupton se problemi nuk është vetëm e kaluara. Problemi është se ideologjia që prodhoi gjenocid, masakra dhe dëbime masive ende nuk është mposhtur. Pra, sipas tyre, nuk paskan vrarë mjaftueshëm. Nuk paskan djegur mjaftueshëm. Nuk paskan dëbuar mjaftueshëm. Kjo nuk është vetëm fyerje për viktimat e luftës. Është dëshmi se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën e saj kriminale dhe se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të kenë vend në institucionet e saj”, tha Çitaku.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas deklaratës të ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq.

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se deklaratat fashiste të ministrave të qeverisë tregojnë më së miri se Serbia e Millosheviqit vazhdon të mbetet e njejtë.

Sipas tij, deklarata e Paunoviq, se po të ishte në vend të Slobodan Milosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën, është skandaloze, e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

“Për këtë arsye, sot, nëpërmjet një shkrese zyrtare, kam kërkuar reagim nga të gjitha ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd. Një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet e izoluar. Ajo është rezultat i mohimit sistematik të krimeve të luftës, glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, relativizimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe revizionizmit të historisë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.