Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.21 ▲0.84%
ARI 4,447 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,238 ▲ +1.06% ETH $1,898 ▼ -0.32% XRP $0.9966 ▼ -0.7% SOL $75.9200 ▲ +0.46%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.21 ▲0.84 % ARI 4,447 ▼0.59 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.21 ▲0.84 % ARI 4,447 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

“Nuk do ketë leje për Zvërnecin deri kur…”, Balla: Shqipëria me hapa të mëdhenj drejt BE-së

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla foli jashtë sallës së Kuvendit sot në 18 qershor.

Në fillim, u ndal tek projekt-rezoluta për Shqipërinë në Parlamentin Europian. U shpreh se PE dëshmoi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj drejt BE-së.

Në Parlamentin Europian ka një shumicë, që e mbështet Shqipërinë në BE. Dua të falënderoj të gjitha grupet në PE dhe për këdo që votoi për raportin e Andreas Schieder. Raporti tregon se Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdhenj drejt Bashkimit Europian. Investimet e huaja janë motori i zhvillimit ekonomik në çdo vend. Amendamenti 17 është në zbatim e sipër, sepse e ka thënë kryeministri Rama, që ka deklaruar se do bëhet një analizë e ambientit, që gjithçka të bëhet sipas standardeve të BE-së.

Nuk ka park kombëtar Vjosë-Nartë në Shqipëri. Garantohet që në zonën e 5-të të mund të ketë ndërtime turistike. Si rasti i Zvërnecit, mund të ndërtohet në çdo vend të Europës. Pa mbaruar procesi i vlerësimit në mjedis, nuk do ketë pajisje me leje”, tha Balla.

Më tej, tha se zonja Kos deklaroi se kapitulli 27 nuk mbyllet, pa u sqaruar projekti i Zvërnecit. Sipas tij, kjo flet më shumë se çdo fjalë tjetër. Pranoi se Rama do e qeverisë Shqipërinë derisa të hyjë në BE.

“Zonja Kos tha se kapitulli 27 nuk mbyllet, pa u sqaruar projekti i Zvërnecit. Që në këtë moment mbyllet ky diskutim. Nuk mund të gabojmë. Kemi humbur shumë mundësi të arta në të kaluarën tonë për investime. Por këtë gjë nuk mund ta bëjmë dot në të ardhmen.

Kemi marrë këtë shumicë që Rama të qeverisë vendin derisa Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Por protestat nuk mund të jenë të tilla, që nëse je kundër protestës, shahesh me libër shtëpie”, deklaroi Balla.

Për pastrimin e parave në vend, Balla kishte këtë përgjigje.

“Shqipëria nuk është lavatriçe e pastrimit të parave. Shqipëria është vend shumë i bukur në Europë. Shqiptarët janë njerëz punëtorë. Maskarenj dhe dru të shtrembër ka çdo komb. Sa raste ka që referohen përditë në Policinë italiane. Përditë goditen raste kriminale në Itali. Kështu ndodh dhe në Europë. 1-2-3 ndërtues nuk mund të bëjnë pis gjithë ndërtuesit e tjerë. Ka punëtorë e sipërmarrës që janë të ndershëm në punën që bëjnë”, sqaroi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.