☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 85.88 ▼0.15%
ARI 3,851 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,934 ▼ -0.01% ETH $1,824 ▲ +0.16% XRP $0.9834 ▲ +3% SOL $75.0600 ▲ +4.96%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.88 ▼0.15 % ARI 3,851 ▼0.34 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.88 ▼0.15 % ARI 3,851 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
18 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Skuadrat e Dajave me golaverazhet më të ngushta, Dinamo cinike me golat, çdo realizim është me pikë! Elbasani ka dhe mungesa

Java e radhës në Superiores sjell një përballje interesante mes Dinamos dhe Elbasanit. Një duel që vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe që vendos përballë dy skuadra me një profil të ngjashëm sa i përket statistikave, por me ecuri të ndryshme në renditje. Dinamo dhe Elbasani janë dy prej ekipeve që kanë një golaverazh ndër më të ngushtët në kampionat.

Blutë kanë shënuar pak më shumë gola nga sa kanë pësuar, ndërsa verdheblutë kanë një bilanc krejtësisht të barabartë. Megjithatë, në këtë histori ka një element që i ndan: aftësia e Dinamos për të marrë pikë edhe në ndeshjet ku prodhimi ofensiv nuk është në nivelet më të larta.

GOLAVERAZHI– Pas 11 javësh kampionat, Dinamo numëron 15 gola të shënuar dhe 14 të pësuar, duke regjistruar një golaverazh pozitiv prej +1. Në krahun tjetër, AF Elbasani ka realizuar 13 gola dhe ka pësuar po 13, duke mbajtur një bilanc tërësisht të barabartë. Shifrat tregojnë qartë se bëhet fjalë për dy skuadra që nuk kanë ndërtuar sezonin mbi një numër të lartë golash. As Dinamo dhe as Elbasani nuk kanë qenë ndër ekipet më prodhuese të kampionatit, por njëkohësisht nuk kanë lejuar as shumë gola në portat e tyre. Një ekuilibër që i bën përballjet e tyre potencialisht të luftuara dhe ku çdo gol mund të ketë peshë të veçantë. Në një kampionat ku Egnatia kryeson me 25 gola të shënuar, Dinamo dhe Elbasani përfaqësojnë një tjetër profil. Më pak spektakël në shifra, më shumë kujdes në administrimin e ndeshjeve dhe diferenca minimale në bilancin ofensiv e defensiv.

HISTORIKU– Përballja e parë mes dy skuadrave këtë sezon prodhoi një ndeshje me emocione dhe një përmbysje të Dinamos. Blutë triumfuan 2-1 në “Elbasan Arena”, duke marrë tri pikët në një sfidë aspak të lehtë. Por këtë herë sfida ka edhe një tjetër histori interesante në prapaskenë. Në ndeshjen e parë, Glen Daja ishte pjesë e stafit teknik të Dinamos, si ndihmëstrajner i Ilir Dajës. Tashmë situata ka ndryshuar plotësisht pasi Glen Daja drejton Elbasanin si trajner i parë dhe do të ketë përballë ish-ekipin e tij. Kështu, përtej rëndësisë së pikëve, kjo ndeshje merr edhe një dimension tjetër për stafin teknik të të dyja skuadrave. Glen Daja do të kërkojë të marrë revanshin ndaj ish-ekipit, ndërsa Dinamo synon të përsërisë suksesin e takimit të parë, këtë herë në shtëpinë e saj.

CINIZMI– Nëse golaverazhi është një tregues i rëndësishëm për të kuptuar ecurinë e një skuadre, renditja tregon një tjetër histori për Dinamon. Pavarësisht se ka shënuar vetëm 15 gola dhe ka pësuar 14, ekipi kryeqytetas ka arritur të grumbullojë 17 pikë në 11 javë. Një shifër që e vendos në vendin e tretë të klasifikimit, përpara shumë skuadrave që kanë një bilanc të ngjashëm apo edhe më të mirë në raportin e golave. Dinamo ka ditur të marrë pikë edhe në ndeshjet ku nuk ka shënuar shumë, duke treguar se jo gjithmonë nevojitet një numër i lartë golash për të ndërtuar një pozicion të mirë në tabelë. Edhe Elbasani ka një profil të ngjashëm në këtë drejtim, me 13 gola të shënuar, 13 të pësuar dhe 14 pikë në klasifikim. Por diferenca prej tri pikësh në favor të Dinamos tregon se blutë kanë ditur të përfitojnë më shumë nga ndeshjet e zhvilluara deri tani. Në fund, ky është edhe paradoksi interesant i Dinamos ku golat nuk janë shumë, golaverazhi është thuajse në ekuilibër, por pikët janë aty dhe e mbajnë skuadrën në zonën e sipërme të renditjes. Një cinizëm sportiv që mund të bëjë diferencën edhe në vazhdimësinë e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.