Kupa e Shqipërisë/ Dy skuadrat e Superiores kaluan turin, kalendari i vë përballë Partizanit e Tiranës në turin tjetër
Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar kalimin në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë pas sukseseve të tyre sot përkatësisht përballë Apolonisë dhe Shirokës.
Të dy skuadrat e dinë që tani me cilat ekipe do të përballen në turin tjetër të turneut, falë skemës së paracaktuar nga FSHF për aktivitetin. Edhe në turin e tretë, ekipet do të përballën me një takim, teksa këtë radhë, në garë do të hyjnë 8 ekipet e para të Superiores të sezonit të kaluar të cilat do të jenë pritëse.
Kësisoj, Skënderbeu do të tentojë kualifikimin në një ndeshje teke përballë Partizanit, ndërsa Laçi do të vihet përballë Tiranës, me të dy takimet që luhen në fushën e skuadrave kryeqytetase. Sipas kalendarit të FSHF, ndeshjet e këtij turi do të zhvillohen në janar 2027.
PANORAMASPORT.AL

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.