“Nuk ka arsim falas, bursa për studentët që hedhin gurë”, Rama: Dialog vetëm me ata që distancohen nga dhuna
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj personave që dhunojnë Policinë e Shtetit gjatë protestave, duke bërë të ditur se ata do të përballen me sanskione administrative dhe do t’u hiqen bursat apo mbështetja financiare nga shteti.
Kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm gjithashtu për dialog pa kufizime kohore apo vendore, por përjashtoi kategorikisht faktorët politikë dhe personat që përdorin dhunë ndaj forcave të rendit.
“Nuk e duan Shqipërinë që të ketë 20 milionë turistë, e duan Shqipërinë që të mos vijë askush. Ata që ikin nga shkolla dhe dhunojnë policinë nuk do të dalin pa masa administrative, nuk do të kenë bursa. Asnjë kokërr leku nuk do të marrin nga taksat e shqiptarëve për asgjë.
Me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, sinjalistikën, semaforët, për këta djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për antifën.
Si do t’i dorëzohet Shqipëria këtij vulgariteti, kësaj të keqeje, këtyre që qajnë për studentët që duan arsim të financuar?
E mendoj edhe unë që duhet një zgjidhje, sepse të gjitha këto janë pjesë e zgjidhjes, por nuk janë vetë zgjidhja, sepse edhe ata që gjuajnë me gurë do të paguajnë, dhe ata që gjykata i lëshon sepse nuk ka prova që është kriminel ai që i nxjerr sytë policit, dhe ai kriminel është prapë i yni, i familjes sonë të madhe.
Ata që u qajnë hallin dhe demoralizojnë policinë, le të shikojnë se si veprojnë kolegët tuaj në Francë.
Nëse ka një njeri që i ka dëgjuar, ai jam unë, se kanë qenë poshtë dritares sime, se i kam pasur poshtë penxheres, ose në burg, ose në litar, dhe këndonin ato këngët e antifës. Por, sinqerisht, prej katër muajsh nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë racionale që lidhet me arsimin apo shëndetësinë.
Nuk e kam dëgjuar derën të trokasë dhe të vijnë e të ulen: ‘O zotëri, duhet të ikësh, se do të vijmë ne. Jemi rinia, jemi e ardhmja’, sepse 1, 2, 3, 4, 5, ballë për ballë.
Jo vetëm që nuk kanë ardhur, por edhe kur kam komunikuar me ta, më kanë thënë: ‘S’ka më dialog me ty, se ka mbaruar ora jote’. Paska mbaruar ora e popullit shqiptar, që e ka votuar me votë, por paska ardhur ora e gurit. Dialog në çdo orë, në çdo vend, përveç forcave politike, përveç atyre që gjuajnë me gurë, që gjuajnë policinë”, është shprehur kryeministri Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.