☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 96.97 ▼2.07%
ARI 4,196 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,800 ▲ +1.36% ETH $2,434 ▲ +1.06% XRP $1.3131 ▲ +1.8% SOL $105.7000 ▲ +2.52%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Si mbeti selia e PS në duart e “paramilitarëve” të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit

Prej disa ditësh, selia e Partisë Socialiste po ruhet nga një grup personash civilë, të pajisur me shkopinj dhe që lëvizin të maskuar, të cilëve u është besuar mbrojtja e saj nga ndonjë sulm i mundshëm i studentëve protestues.

Me gjasë urdhri për organizimin e këtij grupi është dhënë drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, i cili ia ka besuar detyrën Rigers Sheqerit, kreut të INUK-ut.

Informacionet u verifikuan këtë të dielë, kur një grup studentësh protestues iu afrua selisë së PS-së dhe nisën të qëllojnë me gurë. Pasi xhamat ishin thyer dhe kur policia ishte afruar, nga selia e PS dolën ky grup paramilitar, me shkopinj në duar. Disa prej tyre mbanin në fytyrë maska për të mos u identifikuar dhe vraponin përkrah policëve për të goditur studentët.

Pamjet e këtij episodi nxjerrin në pah disa skandale. Së pari, selia e partisë në pushtet që iu është besuar disa civilëve të pajisur me shkopinj dhe të maskuar. Me pak fjalë që përdorin të njëjtat mënyra si studentët, për të cilët nuk kursehen të sharat dhe intimidimi duke i quajtur vandalë dhe rrugaçë.

Së dyti, këta njerëz që janë ngarkuar të mbrojnë me shkopinj selinë e PS, janë punonjës shtetërorë, të paguar nga taksat tona. Rigers Sheqeri që shfaqet duke dalë nga PS dhe duke gjuajtur me gurë është zyrtar shtetëror, ndërsa ata që e shoqëronin janë vartësit e tij, inspektorë të INUK.

Kjo është ndoshta pamja më domethënëse e pushtetit kundër të cilit protestojnë studentët: një qeveri që nuk mjaftohet me policinë për të shtypur protestat, por nxjerr në rrugë edhe banditët e administratës, të maskuar dhe me shkopinj në duar.

Ndërkohë që Sheqeri shoqërohej aty nga inspektorë të IMT-së, por edhe persona të tjerë shoqërues si Mirel Mjekra, Miklovan Arapi, Shpëtim Marku, Alfred Ndoja, Amarildo Susaj dhe Vergjil Gazulli – Shehu.

Njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve, por që, sipas pamjeve, veprojnë si një bandë e partisë në mbrojtje të pushtetit. Ironia është se ata që i quajnë studentët vandalë dhe rrugaçë, përdorin të njëjtat mjete dhune kundër tyre. Me një ndryshim thelbësor: studentët protestojnë kundër qeverisë, ndërsa këta të fundit marrin rrogën nga shteti për t’i shërbyer asaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.