☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▲0.51%
DOW 51,599 ▲0.72%
NASDAQ 27,332 ▲0.51%
NAFTA 91.29 ▼0.22%
ARI 4,215 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,584 ▲ +2.42% ETH $2,485 ▲ +2.89% XRP $1.3831 ▲ +4.01% SOL $109.4900 ▲ +2.51%
S&P 500 7,805 ▲0.51 % DOW 51,599 ▲0.72 % NASDAQ 27,332 ▲0.51 % NAFTA 91.29 ▼0.22 % ARI 4,215 ▲1.4 % S&P 500 7,805 ▲0.51 % DOW 51,599 ▲0.72 % NASDAQ 27,332 ▲0.51 % NAFTA 91.29 ▼0.22 % ARI 4,215 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur poshtë pretendimet për bllokim të negociatave të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Komentet Balla i bëri nga Bundestagu në Berlin, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian.

Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, Balla ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria po vijon përpara drejt përmbylljes së procesit të negociatave brenda vitit 2027.

“Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027”, ka shkruar Balla.

Në fund të reagimit të tij, Balla ironizon debatet mbi ecurinë e procesit të integrimit me pyetjen: “Kush tha që janë bllokuar negociatat?”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.