☁️
Tiranë 15°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.51 ▲0.99%
ARI 3,673 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,428 ▲ +0.92% ETH $1,722 ▲ +1.06% XRP $0.9707 ▲ +2.04% SOL $73.3100 ▲ +3.39%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.51 ▲0.99 % ARI 3,673 ▲3.03 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.51 ▲0.99 % ARI 3,673 ▲3.03 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
roze

Një tjetër dasmë për Kanye West dhe Bianca Censori? Familjarët zbulojnë planet e çiftit

Një tjetër dasmë për Kanye West dhe Bianca Censori?

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, duket se po përgatiten për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien etyre. Pas aludimeve për ndarje dhe krizë në martesë, çifti ka vendosur të rinovojë betimet martesore, në një ceremoni që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Kelly, tezja e Biancës, e cila gjatë një bisede në emisionin radiofonik australian “Fifi, Fev &Nick” zbuloi se familjarë të shumtë po planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

“Një pjesë e madhe e familjes sonë do të udhëtojë për dasmën e tyre muajin e ardhshëm”, deklaroi ajo, duke shtuar se Kanye dhe Bianca janë tashmë të martuar, por kanë vendosur t’i rinovojnë betimet.

E pyetur nëse do të ishte edhe vetë e pranishme në këtë ngjarje, Kelly zbuloi me humor se nuk kishte marrë ftesë.

Kanye West dhe Bianca Censori u martuan në dhjetor të vitit 2022, në një ceremoni private në Kaliforni, pak kohë pasireperi finalizoi divorcin nga Kim Kardashian.

Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për shkak të daljeve të pazakonta publike të çiftit dhe polemikave që kanë shoqëruar reperin.

Vitin e kaluar, mediat raportuan se dyshja ishte ndarë, pas deklaratave kontroverse të Kanye dhe polemikave që pasuan aktivitetin e tij publik. Megjithatë, më vonë u raportua se ata kishin vendosur t’i jepnin një tjetër mundësi martesës së tyre.

Sipas Page Six, një fotografi e pretenduar e ftesës për ceremoninë e ardhshme është publikuar së fundmi në rrjetin socialX. Në të përmendet data 20 dhjetor 2026 dhe Beverly Hills si vendndodhje e mundshme.

Megjithatë, deri më tani, çifti nuk ka bërë një njoftim zyrtar për ceremoninë dhe detajet e saj.

Rinovimi i betimeve do të vinte pikërisht katër vite pas martesës së tyre të parë, duke shënuar një tjetër kapitull në marrëdhënien e reperit 49-vjeçar me modelen australiane 31-vjeçare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.