☁️
Tiranë 15°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.51 ▲0.99%
ARI 3,673 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,428 ▲ +0.92% ETH $1,722 ▲ +1.06% XRP $0.9707 ▲ +2.04% SOL $73.3100 ▲ +3.39%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.51 ▲0.99 % ARI 3,673 ▲3.03 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.51 ▲0.99 % ARI 3,673 ▲3.03 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
roze

Dogji të brendshmet dhe u vesh si Gandhi, zbulohen veprimet e çuditshme të Johnny Depp në xhirime

Dogji të brendshmet dhe u vesh si Gandhi, zbulohen veprimet e

Detaje të pazakonta nga fillimet e karrierës së Johnny Depp kanë dalë në dritë përmes një biografie të re kushtuar aktorit. Sipas librit “The Many Faces of Johnny Depp”, të autorit Mark Seal, ai bëri gjithçka që mundej për t’ularguar nga seriali “21 Jump Street”, i cili në fund e shndërroi në një idhull të adoleshentëve.

Në atë periudhë, Depp nuk ishte aspak i kënaqur me famën që po fitonte. Ai nuk dëshironte të identifikohej si një yll i pëlqyer nga vajzat adoleshente, por synonte të merrej seriozisht si aktor.

Sipas autorit, gjatë xhirimeve të sezonit të dytë, Depp mbërriti në sheshin e xhirimit i veshur si Mahatma Gandhi, dogji të brendshmet në shenjë proteste sepse rimorkioja e tij nuk ishte pastruar dhe mbante një leukoplast në fytyrë për të mos u njohur nga kamerat.

Pavarësisht këtyre veprimeve, aktori nuk arriti të largohej nga kontrata dhe vazhdoi të ishte pjesë e serialit.

Seriali “21 Jump Street”, i cili u transmetua nga viti 1987 deri në 1991, e bëri Depp një nga fytyrat më të njohura të televizionit amerikan. Aktori interpretonte personazhin e oficerit Tom Hanson, një polic që punonte i infiltruar në shkolla të mesme për të hetuar krime të ndryshme.

Por, ndërsa fama e tij rritej, bashkë me të rritej edhe pakënaqësia e aktorit. Sipas biografisë, ai e urrente idenë që fytyra e tij të shfaqej në kopertinat e revistave dhe në posterat e dhomave të vajzave adoleshente.

Në një intervistë të vitit 1990 për revistën “Sky Magazine”, Depp kishte kritikuar edhe vetë konceptin e serialit.

“Unë nuk jam dakord me idenë e policëve në shkollat e mesme. Moralisht nuk e mbështes. Mendoj se është e padrejtë dhe pothuajse në kufijtë e fashizmit”, ishte shprehur ai.

Sjellja e aktorit në sheshin e xhirimit nuk kaloi pa u vënë re nga kolegët. Aktorja Holly Robinson Peete, e cilainterpretonte oficerën Judy Hoffs, vendosi të përballej drejtpërdrejt me të për qëndrimin që mbante ndaj serialit.

Ajo i shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si Depp po sillej me një projekt që për pjesën tjetër të kastit ishte një mundësi e rëndësishme profesionale.

Robinson e kuptonte frustrimin e tij, por pranoi se ishte e vështirë të punoje çdo ditë me dikë që dukej se nuk e vlerësonte aspak serialin.

Sipas librit, pas bisedës me kolegen, Depp shkoi në rimorkion e tij dhe e shkatërroi atë.

Megjithatë, aktorja e përshkroi si një njeri me zemër të mirë, i cili thjesht ishte i frustruar nga imazhi që i ishte krijuar.

Dëshira e Johnny Depp për t’u shkëputur nga seriali ishte aq e madhe, saqë sipas autorit ai kishte ofruar edhe të punonte pa pagesë, nëse producentët do ta lironin nga kontrata.

Për të ndryshuar imazhin e krijuar nga “21 Jump Street”, aktori pranoi më pas rolin në filmin “Cry-Baby”, me regji të John Waters, ku interpretoi një rebel të viteve ’50.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.