Nuk ka tendencë për bllokim mallrrash, fillon normaliteti në Bllatë
Mallrat nga Shqipëria kalojnë analizat fitosanitare. Në orët e pasdites së djeshme, u mësua se analizat e kryera nga Inspektorati Fito-Sanitar, kanë dalë negative. Trasportuesit që prisnin prej 5 ditësh në rrugën që të çonte për te Pika e Kontrollit Kufitar për mallra në vendkalimin e Bllacës, kanë nisur të lëvizin.
ALSAT ishte sot në mëngjes prapë pikës së Bllacës, për të hetuar situatën e cila nga Shqipëria u etiketua si një veprim tendencioz. Por autoritetet e Maqedonisë mohuan të ketë selektim ndaj mallrave nga Shqipëria, duke theksuar bëhet fjalë për një proces standard, drejtuar të gjitha mallrave që hyjnë në Maqedoni.
“Nuk ka ndonjë tendencë por është një procedurë e rregullt që fillon prej 1 qershori. Do ta ndjekim situatën gjatë ditëve në vazhdim dhe nëse paraqitet çfarëdo problemi, patjetër që dikush do të mbajë përgjegjësi nëse nuk respekton atë për të cilën është i obliguar”, deklaroi Vanço Kostadinovski, zv/ministër i bujqësisë.
Ministri i Ekonomisë Neziri, nga ana tjetër, ofroi shpresën për transportuesit që gjykojnë se kanë pësuar humbje si pasojë e këtij bllokimi, që të bëjnë ankesë ku të kërkojnë kompensimin e tyre.
“Nëse ka devijime prej asaj që është parashikuar me ligj, në që jemi anëtarë të qeverisë si përfaqësues të BDI-së, do e ndjekim çdo hap, dhe kuptohet se nëse ka dëme të bëra gjatë këtyre kontrolleve, kuptohet se çdo importues apo kompani ka të drejtë të kërkojë kompensim për dëmet”, tha Bekim Neziri, Ministër i Ekonomisë.
Transportuesit që prisnin me padurim përgjigjen nga Inspektorati Fito-Sanitar në Shku theksuan për kamerën tonë, se nga kalbja tashmë e disa prodhimeve, ata mund të kenë humbur deri në 40 mijë euro, por ky bllokim ka vënë gjithashtu në rrezik edhe pozitën e tyre në treg.
“Jemi detyruar ta bllokojmë rrugën për dy orë derisa të marrim informata se përse prej të enjtes jemi të bllokuar me kamionët tanë me pemë e perime. Na premtuan se do të na japin analizat asgjë, pastaj të shtunën nuk ka asgjë. Analizat kanë dalë prej të shtunën, i tërë laborati thotë se analizat kanë dalë të shtunën por drejtoresha nuk na jep informata se për çfarë arsye po na i ndalin kamionët. Unë më herët kam punuar si punëtor por tani qe 3 vite punoj me firmën time, analizat nuk ka problem përse i bëjnë nuk jemi që të punohet jashtë ligjit. Na i kanë bërë analizat në mbi 30 tura por asnjëherë nuk ka pasur problem. Edhe sot nuk ka problem që kontrollojnë por përse na i mbajnë kamionët”, theksoi Sevdail Rrahmani, transportues
Autoeritetet vendase, pas mbledhjes së qeverisë ku u diskutua edhe kjo çështje, premtuan se në të ardhmen do të ketë shkurtime procedurash si dhe angazhim të më shumë inspektorëve, në mënyrë që bllokimi i mallrave sikurse këtë fundjavë, të mos ndodhë më.