⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.87 ▲0.74%
ARI 4,145 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,400 ▲ +1.72% ETH $2,483 ▲ +1.32% XRP $1.3703 ▲ +2.54% SOL $107.3400 ▲ +0.72%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë” – Xhorxh Uashington

Nga Eduard Zaloshnja

Presidentit të parë të SHBA-së, Xhorxh Uashington i atribuohet thënia “Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë”, të cilën thuhet se e ka thënë kur pa se asnjë rival nuk po guxonte të konkuronte ndaj tij për postin e presidentit (pasi ai ishte zgjedhur deri atëherë dy herë rradhazi me shumicë absolute). Dhe u tërhoq në jetën private në moshën 65 vjeçare…

59-vjeçari Edi Rama është zgjedhur deri më sot tre herë kryeministër i Shqipërisë, dhe duke gjykuar nga slogani i kongresit aktual të partisë së tij, synon të mbetet në pushtet deri në vitin 2030. Mbret e kaluar mbretit!
Në fakt, ai nuk ka aktualisht rivalë që ta kërcënojnë elektoralisht, as brenda e as jashtë partisë së tij.

80-vjeçari Berisha mund të ketë maksimumi deri në 400 mijë përkrahës. 50-vjeçari Basha mund të ketë maksimumi deri në 100 mijë përkrahës. 54-vjeçari Meta mund të ketë maksimumi deri në 80 mijë përkrahës. 42-vjeçari Qorri mund të ketë maksimumi deri në 40 mijë përkrahës. Të tjerë opozitarë mund të grupohen thjesht tek kategoria “Etj”. Por edhe sikur t’i mbledhësh të gjithë opozitarët bashkë në një koalicion (gjë që s’ka shanse praktike të ndodhë), përkrahësit e tyre nuk i afrohen dot murit prej rreth 800 përkrahësish të Ramës, që e ka ngritur qysh nga 2009-ta…

Brenda PS-së, Veliaj, Balla, e Balluku mund të kenë kuota të mira në opinionin publik (falë punës së tyre në postet që kanë), por po t’i kundërvihen “mbretit” Rama para 2030-ës, kuotat mund t’u shkojnë afër zeros…
Me pak fjalë, deri më 2030, “mbreti” Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga froni, ndërkohë që asnjë nga rivalët e tij të mundshëm nuk ka këllqe ta lëvizë prej andej. Dmth, hasta la vista deri më 2030…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.