☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,601 ▼1.55%
DOW 51,969 ▼0.71%
NASDAQ 25,533 ▼2.49%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,907 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,636 ▼ -5% ETH $2,229 ▼ -5.84% XRP $1.2534 ▼ -4.22% SOL $94.7700 ▼ -7.57%
S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 % S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“Nuk mund ta hidhja në rrugë”, Rama reagon për herë të parë për ish kreun e SHISH

Kryeministri Edi Rama ka folur për yerë të parë në lidhje me largimin nga posti i kreut të SHISH të Vizho Ajazi Likës dhe propozimin e tij si ambasador i Shqipërisë në NATO.

Ai zbardhi këtu se largimi ishte bërë me dëshirë nga Ajazi Lika, pasi ky i fundit kishte shprehur interesin që të konkurronte në një detyrë të rëndësishme në misionin e NATO-së por që për fat të keq nuk u kualifikua.

Kështu Rama tha se ish kreu i SHISH i kishte dërguar një letër, të cilën ai e pranoi dhe e vlerësoi dhe pak kohë më pas ai e pa të arsyeshme që Likën ta propozonte si ambasador në NATO.

“Nuk është e denjë për shtetin që ish kreu i SHISH të mbetej në rrugë. Visho Ajazi më ka dërguar një letër që unë nuk e kam bërë publike, një dorëheqje që është vërtetë për tu respektuar duke treguar qartë pse ai dëshiron të largojë. Nuk ka qenë asnjë pazar dhe detyrim i imi. Unë kam në detyrim si kryetar i kësaj qeverie që shefi i shërbimeve sekrete të mos lejojë të mbetej një personazh në rrugë, prandaj i kam propozuar këtë detyrë. Unë nuk i ndaj njerëzit kështu. Unë i shikoj njerëzit ndryshe, mendoj për shtetin dhe dinjitetin. Saliu është një ish kryeministër atipik që nuk mendon fare. Meqë thatë Visho është njeriu i Sali Berishës, ky zëvendëson po një njeri të Berishës ish deputet i PD-së. Mund të them se ai u soll në NATO si një njeri që përfaqësoi Shqipërinë, jam i bindur se kështu do të bëjë edhe Visho Ajazi Lika”, tha ai ne “Studio e hapur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.