Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të digjet përsëri!

Kjo është një situatë alarmante. Historia na ka treguar çfarë ndodh kur karrigia bëhet më e rëndësishme se vendi. Dhe sot, për fat të keq, politika vazhdon të sillet me të njëjtën mendësi, sikur asgjë të mos kemi mësuar nga e shkuara.
Sot nuk kemi nevojë për një parti tjetër që kërkon pushtetin, as për politikanë që shfrytëzojnë zemërimin e qytetarëve. Kemi nevojë për qytetarë që mbrojnë Shqipërinë!
Të mbrojmë të rinjtë tanë, të ardhmen e tyre, të drejtën për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi. Nuk mund të lejojmë që zemërimi të kthehet në shkatërrim.
Shqipëria nuk është pronë e askujt. As e atyre që janë në pushtet, as e atyre që duan ta marrin atë.
Sot duhet të jemi të gjithë bashkë, në mbështetje paqësore të studentëve, përtej çdo bindjeje politike. Të mbrojmë Shqipërinë, jo ta shkatërrojmë!
Sepse nuk duhet të digjet Shqipëria që të shpëtojë politika!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.