☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.79 ▲0.65%
ARI 4,348 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,396 ▼ -0.65% ETH $1,905 ▼ -0.39% XRP $1.0279 ▼ -2.21% SOL $73.0200 ▼ -1.4%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.79 ▲0.65 % ARI 4,348 ▲1.12 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.79 ▲0.65 % ARI 4,348 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Politika

“Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë”, Rama: Citimi i ministrit u shtrembërua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, sa i takon një deklarate të shpërndarë më herët ditën e sotme nga disa media, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, e cila u kuptua sikur ai kishte thënë se protokolli me Italinë sa i takon marrëveshjes për emigrantët, mund të mos rinovohej më pas 5 viteve.

Rama shprehet se citimi i ministrit Hoxha ishte shtrembëruar dhe thekson se protokolli me Italinë do të vazhdojë për aq kohë sa shteti fqinj do të dëshirojë.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë.”, sqaron Rama.


Për çfarë deklarate bëhet fjalë

“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”, tha ministri Ferit Hoxha këtë të martë, gjatë një inteviste për “Euractiv”. Deklarata e tij bëri shumë zhurmë në mediat italiane, pasi u kuptua si vendim i qeverisë shqiptare për të mos zgjatur marrëveshjen me Italinë.

Më pas, vetë ministri Hoxha e sqaroi deklaratën përmes një postimi në X, ku u shpreh se përgjigja e tij ndaj pyetjes që një gazetar në Bruksel i kishte drejtuar, ishte dhënë në mënyrë spontane dhe se kurrsesi nuk duhej kuptuar si vendim i qeverisë shqiptare lidhur me protokollin.

Ideja e ministrit ishte se deri në vitin 2030 Shqipëria do të jetë në BE, dhe kushtet mund të kenë ndryshuar.

Fatkeqësisht, në botën e sotme, zhurma shpesh përhapet më shpejt sesa argumenti, logjika dhe konteksti. Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive“, shtonte më tej ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.