☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 100.73 ▼2.46%
ARI 4,030 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,497 ▲ +0.33% ETH $2,333 ▲ +0.28% XRP $1.2905 ▼ -0.2% SOL $101.4800 ▲ +0.83%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.73 ▼2.46 % ARI 4,030 ▲0.55 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.73 ▼2.46 % ARI 4,030 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja nga Kanionet e Gjipesë edhe e dy turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar.

Ekipet në terren arritën të nxirrnin dy prej turistëve fillimisht me helikopterin e FA rreth orës 20:00 ndërsa në orën 23:00 u arrit të nxirreshin dhe dy turistët e tjerë, një prej të cilëve kishte pësuar dëmtime dhe mori ndihmën e parë mjekësore.

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, mesditën e së dielës. Ata kishin dalë për të eksploruar në terrenin e vështirë të Gjipesë, kur papritur ranë në një greminë, ku një prej tyre pësoi edhe fraktura. Pas lëshimit të alarmit SOS, menjëherë drejt vendit u nisën stacioni i policisë së Dhërmiut dhe njësia e zjarrfikëses të Himarës.

Në operacion u angazhuan efektivët e Stacionit të Policisë Dhërmi, alpinistët e FNSH-së, Njësia Delta, forcat zjarrfikëse të Himarës, si dhe ekipi mjekësor.

Autoritetet u bëjnë thirrje turistëve që të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, për të evituar situata të ngjashme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.