Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 90.45 ▼4.87%
ARI 4,748 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,054 ▼ -1.56% ETH $2,333 ▼ -3.12% XRP $1.4139 ▼ -2.4% SOL $89.8800 ▲ +0.19%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 90.45 ▼4.87 % ARI 4,748 ▲1.15 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 90.45 ▼4.87 % ARI 4,748 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Kronika

Nxjerrje e sekretit hetimor dhe korrupsion, SPAK çon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-oficerit të policisë gjyqësore Igli Haxhiaj.

Haxhiaj dyshohet për veprën penale “shpërdorim detyre” , “korrupsion” dhe “nxjerrje e sekretit hetimor”.

Igli Haxhiaj u arrestua në nëntor të vitit të shkuar nën dyshimet se ka qenë i lidhur me grupin kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Ai akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Dyshohet se veprimet e paligjshme janë kryer gjatë periudhës kur Haxhiaj shërbente në strukturat operacionale të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i tij lidhet me një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, të zhvilluar në Itali, Shqipëri, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Mbi 150 oficerë financiarë të Komandës Provinciale të Brescias dhe SCICO-s, me mbështetjen e Europolit, Eurojust-it dhe policive partnere, zbatuan 24 masa paraprake dhe sekuestruan rreth 3 milionë euro. Të dyshuarit konsiderohen pjesë e një organizate kriminale të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas hetuesve, grupi — me qendër në Shqipëri dhe degë në Itali — importonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve të Evropës Veriore dhe më pas e sillte në Itali me kamionë të përshtatur. Mbi 1 300 kilogramë kokainë dyshohet se janë transportuar dhe shpërndarë në gjashtë baza logjistike në Itali. Po aty menaxhoheshin edhe paratë e trafikut, të cilat dërgoheshin në Shqipëri përmes të ashtuquajturve “mushka parash”, kryesisht shoferë autobusësh.

Faktet penale në ngarkim të të pandehurit Igli Haxhiaj:

1. Gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr.49 të vitit 2019, është vendosur lejimi i përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për disa nga të dyshuarit e grupit kriminal si edhe i bisedave ambientale në dy automjete në përdorim të një prej anëtareve të grupit kriminal (D.M.).

Për instalimin dhe realizimin e përgjimeve ambientale në dy automjetet e përmendur më sipër si edhe vëzhgimeve apo përgjimeve në vende publike të subjekteve të tjera të këtij procedimi penal është ngarkuar policia gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Në këtë fazë të hetimeve paraprake, i pandehuri Igli Haxhiaj në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka qënë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të subjekteve të këtij procedimi penal, duke kryer veprime vëzhgimi ndaj shtetasit D.M. dhe automjeteve në përdorim prej tij.

Nga hetimet paraprake është provuar se i pandehuri Igli Haxhiaj i ka zbuluar shtetasit D.M. faktin se ky i fundit ka qenë objekt i hetimeve të këtij procedimi penal si edhe i veprimeve që lidhen me përgjimin telefonik dhe vëzhgimin në vende publike. Ai gjithashtu i ka dhënë shtetasit D.M të dhëna dhe i ka zbuluar përmbajtjen e akteve që përbëjnë “sekret hetimor”. Në këto rrethana, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer veprën penale “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete”, e parashikuar nga neni 295/a, paragrafi (3) i Kodit Penal.

2. I pandehuri Igli Haxhiaj i ka kryer veprimet e mësipërme të zbulimit të të dhënave dhe përmbajtjes së akteve procedurale që përbëjnë “sekret hetimor”, në këmbim të kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të parregullta. I pandehuri Haxhiaj ka komunikuar përmes platformës së enkriptuar SKY ECC me shtetasin D.M., i cili konsiderohet si një nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, duke i ofruar atij informacion që lidhet me veprimet hetimore që po kryheshin në atë moment, ndaj këtij shtetasi. Nga këto biseda provohet qartë fakti se i pandehuri Igli Haxhiaj e ofronte informacionin në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës prej 15.000 euro.

Në këto rrethana, provohet se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

3. Nga hetimet e kryera dhe nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara nga i pandehuri Igli Haxhiaj përmes aplikacionit SkyECC me persona të tjerë, provohet fakti se në shumë komunikime dhe biseda ai flet për tregtimin e lëndëve narkotike dhe shkëmben biseda për llojin e lëndës narkotike, çmimet apo lidhur me veprimet për blerjen dhe shitjen e saj.

Në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në momentin kur është njohur me faktet dhe rrethanat që lidheshin me shitjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike gjatë bisedave të kryera me persona të tjerë në aplikacionin SkyECC, Igli Haxhiaj ka pasur detyrimin ligjor të kryente veprimet procedurale për të hetuar veprat penale dhe autorët e tyre si dhe të informonte me shkrim prokurorin kompetent mbi elementët thelbësore të faktit, me qëllim rregjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Mosveprimet e mësipërme bien në kundërshtim me nenet 30 dhe 293 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenet 17 dhe 85 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Këto mosveprime përbëjnë moskryerje të rregullt të detyrës, pasi legjislacioni ngarkon me përgjegjësi individuale punonjësin e policisë për çdo veprim apo mosveprim në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.