Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,688 ▲0.85%
DOW 46,880 ▲0.69%
NASDAQ 22,345 ▲1.08%
NAFTA 95.38 ▼3.37%
ARI 5,001 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,423 ▲ +2.86% ETH $2,280 ▲ +9% XRP $1.4967 ▲ +5.96% SOL $93.2200 ▲ +6.33%
S&P 500 6,688 ▲0.85 % DOW 46,880 ▲0.69 % NASDAQ 22,345 ▲1.08 % NAFTA 95.38 ▼3.37 % ARI 5,001 ▼1.19 % S&P 500 6,688 ▲0.85 % DOW 46,880 ▲0.69 % NASDAQ 22,345 ▲1.08 % NAFTA 95.38 ▼3.37 % ARI 5,001 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Bota

NYT: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Europës

Pavarësisht se refuzuan të bashkohen drejtpërdrejt në sulmet kundër Iranit, udhëheqësit evropianë i janë përgjigjur përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme duke dërguar anije luftarake, avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur bazat dhe aleatët në rajon. Megjithatë, kjo shfaqje force – një nga mobilizimet më të mëdha ushtarake të Evropës në vitet e fundit – ka nxjerrë në pah edhe kufijtë e aftësive mbrojtëse të kontinentit, sipas zyrtarëve dhe analistëve.

Mobilizimi konsiderohet testi i parë i madh i kapaciteteve ushtarake evropiane që kur presidenti amerikan Donald Tramp u bëri presion aleatëve evropianë të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen, numrin e trupave dhe përgjegjësitë për sigurinë e tyre. Ekspertët thonë se përgjigjja aktuale tregon se riarmatimi dhe rekrutimi në Evropë janë ende në fazat e hershme, pas dekadash mbështetjeje në fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Vendosjet e fundit kanë vështirësuar gjithashtu mbajtjen e forcave të mobilizuara në fronte të tjera, si në Detin Baltik, ku vendet evropiane kishin planifikuar një demonstrim force kundër Rusisë. Për më tepër, dërgimi i materialeve dhe municioneve për aleatët arabë në Gjirin Persik po dëmton aftësinë e Evropës për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Moskës. “Ne jemi shumë të brishtë në aspektin e luftës”, tha në një intervistë senatori italian Karlo Kalenda, duke paralajmëruar se kjo mund të krijojë probleme edhe për mbrojtjen e vetë vendeve evropiane.

Franca dhe Britania përballen me kufizime
Franca ka vendosur më shumë se gjysmën e flotës së saj luftarake në Mesdhe dhe Gjirin Persik, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen e saj bërthamore. Kjo lëvizje detyroi Parisin të reduktojë operacionet në zona të tjera. Ndërkohë, Britania u përball me probleme administrative që vonuan me një javë vendosjen e një shkatërruesi në Qipro. Kryeministri Kir Starmer kishte premtuar dërgimin e anijes pas një sulmi me dron iranian ndaj një baze ajrore britanike në ishull.

Londra gjithashtu dërgoi katër avionë luftarakë të pajisur me raketa, katër helikopterë dhe sisteme kundër dronëve për të mbrojtur bazat në shtetet e Gjirit, si dhe lejoi bombardues amerikanë të kryenin sulme mbrojtëse nga bazat britanike. Megjithatë, një analizë e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara vlerësoi se kontributi britanik në mbrojtjen ajrore të rajonit ishte relativisht i kufizuar krahasuar me përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit.

Italia nën presion
Italia ka dërguar një fregatë për të mbrojtur Qipron dhe ka vendosur të furnizojë aleatët arabë me raketa Stinger, artileri kundër dronëve dhe sisteme të tjera mbrojtëse. Ministri italian i Mbrojtjes Guido Kroseto u kërkoi kompanive të industrisë ushtarake të mobilizojnë të gjitha burimet për të mbështetur vendet e Gjirit.

Por ky vendim ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme arsenalin e Italisë. Sipas senatorit Karlo Kalenda, një nga tre sistemet operative të mbrojtjes ajrore SAMP/T të vendit është zhvendosur nga rajoni i Baltikut drejt Lindjes së Mesme, duke lënë vetëm një bateri në territorin italian. “Kapacitetet tona janë shumë të ulëta për momentin”, tha ai, duke theksuar se prodhimi i raketave interceptuese është i kufizuar.

Pasoja për Ukrainën
Lufta në Lindjen e Mesme po krijon gjithashtu presion mbi furnizimet globale me raketa interceptuese që përdoren për të rrëzuar dronë dhe raketa. Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim se furnizimet për aleatët e Gjirit mund të reduktojnë rezervat për Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Kievi ka dërguar një ekip ekspertësh të dronëve dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov në vendet e Gjirit për të ndihmuar në kundërshtimin e dronëve iranianë, duke përdorur përvojën e fituar nga lufta kundër Rusisë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslav Sikorski deklaroi se vendi i tij nuk do të kontribuojë në përforcimet ushtarake evropiane në Lindjen e Mesme. “Aktualisht kemi një luftë në kufijtë tanë”, theksoi ai. Analistët paralajmërojnë se mobilizimi aktual po tregon qartë boshllëqet në kapacitetet ushtarake të Evropës, të cilat sipas tyre, kanë mbetur të paadresuara për shumë vite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.