🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.74 ▼16.12%
ARI 4,809 ▲2.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,636 ▲ +3.98% ETH $2,250 ▲ +6.19% XRP $1.3800 ▲ +4.88% SOL $84.6000 ▲ +5.76%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.74 ▼16.12 % ARI 4,809 ▲2.66 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.74 ▼16.12 % ARI 4,809 ▲2.66 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Obama, këshilla për Kinën: Kina duhet të ketë një rol më fleksibël në arenën botërore

Presidenti amerikan Barack Obama po i thotë Kinës se duhet të ketë një rol më fleksibël në arenën botërore dhe t’u përmbahet standarteve ndërkombëtare.

Para se të fillonte takimi i nivelit të lartë në Kinë, zoti Obama i tha rrjetit CNN përmes një interviste të transmetuar të dielën, se Pekini duhet të tregojë përmbajtje në marrëdhëniet e tij me vendet më të vogla, veçanërisht kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Udhëheqësi amerikan tha se “me rritjen e fuqisë shtohen edhe përgjegjësitë”. Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të pranojë rregullat ndërkombëtare që ndërtojnë një rend ligjor më të fuqishëm në mbarë botën.

Kina, që është nënshkruese e Konventës së OKB-së për Ligjin Detar, kohët e fundit humbi një mosmarrëveshje arbitrazhi në një gjykatë të Hagës, por e kundërshton vendimin. Gjykata vendosi se Kina kishte shkelur të drejtat sovrane të Manilës, duke ndërhyrë në aktivitete të eksplorimit të naftës dhe peshkimit në zonë.

“Në se nënshkruan një marrëveshje që bën thirrje për arbitrazhin ndërkombëtar për çështje detare, fakti që je vend më i madh sesa Filipinet, Vietnami apo vende të tjera… nuk është arsye për të treguar muskujt,” – tha zoti Obama. “Duhet zbatuar ligjin ndërkombëtar”, – tha ai.

Zoti Obama tha se aty ku Shtetet e Bashkuara kanë parë se Kina “ka shkelur normat dhe rregullat ndërkombëtare, ashtu siç kemi parë në disa raste në Detin e Kinës Jugore, apo në disa raste sjelljesh kur vjen puna për politikat ekonomike, ne kemi qenë shumë të vendosur. Ne u kemi treguar se do të ketë pasoja”.

Ai tha se Pekini nuk mund të presë të “ndjekë politika tregëtare që japin vetëm avantazhe” tani që Kina është bërë një vend më i fuqishëm. “Edhe pse ke shumë të varfër, nuk mund të eksportosh vetëm probleme. Duhet të zhvillosh tregëti të drejtë dhe jo vetëm tregëti të lirë. Duhet të hapësh tregun, në se pret që të tjerët të hapin tregjet e tyre”.

Zoti Obama shtoi se “pjesë e asaj që jam përpjekur t’i komunikoj presidentit Xi Jinping është se Shtetet e Bashkuara arritën pushtetin që kanë sot, pjesërisht nga vetpërmbajtja. Kur zbatojmë normat dhe rregullat ndërkombëtare nuk e bëjmë këtë si duhet, por pasi e kuptojmë se në aspektin afat-gjatë, vendosja e rregullave të forta ndërkombëtare është në interesin tonë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.