🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.74 ▲0.68%
ARI 3,937 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,806 ▲ +1.24% ETH $2,285 ▲ +1.41% XRP $1.2802 ▲ +2.43% SOL $93.2600 ▲ +1.33%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.74 ▲0.68 % ARI 3,937 ▼0.09 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.74 ▲0.68 % ARI 3,937 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

OBRM-PDUKM: Numri i turistëve të huaj në pesë muajt e parë është rritur me 23,6%

OBRM-PDUKM njofton se turizmi është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë dhe se masat e ndërmarra, sipas partisë, tashmë po japin rezultate konkrete.

Nga partia theksojnë se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës turistike, lidhjeve ajrore, rrugore dhe hekurudhore, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për investime të reja dhe zhvillimin e turizmit rural.

Sipas OBRM-PDUKM-së, të dhënat më të fundit tregojnë rritje të ndjeshme të turizmit dhe trafikut ajror. Duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore, partia thotë se numri i pasagjerëve në ardhje është rritur me 40 për qind në nivel vjetor.

Të dhënat zyrtare statistikore, sipas tyre, tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit numri i turistëve të huaj është rritur me 23,6 për qind, ndërsa numri i net-qëndrimeve është rritur me 18,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga OBRM-PDUKM vlerësojnë se këto shifra tregojnë se Maqedonia po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik.Partia thekson se, përveç turizmit veror, potencial gjithnjë e më të madh kanë edhe turizmi kulturor, historik, gastronomik dhe rural.Sipas tyre, rritja e numrit të turistëve sjell më shumë punë dhe të ardhura për hotelierët, guidat turistike, zejtarët dhe bizneset e vogla e familjare, si dhe mundësi më të mëdha për zhvillimin e komuniteteve lokale.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se Qeveria po krijon kushte për investime të reja në kapacitetet turistike dhe po ofron mbështetje financiare për zhvillimin e turizmit rural.

“Me vizion të qartë dhe mbështetje të vazhdueshme, po e ndërtojmë Maqedoninë si destinacion modern, konkurrues dhe tërheqës turistik, me më shumë turistë, investime dhe vende të reja pune”, thuhet në komunikatën e partisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.