☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.77 ▼0.76%
ARI 4,194 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,178 ▲ +1.88% ETH $2,448 ▲ +4.06% XRP $1.3395 ▲ +3.46% SOL $105.9800 ▲ +4.3%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.77 ▼0.76 % ARI 4,194 ▲0.58 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.77 ▼0.76 % ARI 4,194 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

OBSH udhëzues për përgatitjen dhe reagimin ndaj valëve të të nxehtit

Organizata botërore e meteoroligjës ka dhënë alarmin se vera e vitit 2026 do të sjell temperatura ekstremisht të larta dhe thatësisë.

Për ekspertët e shëndetësisë botërore kjo përkthehet si një kërcënim serioz për shëndetin publik. Për t’i bërë ballë kësaj situate OBSH u bën thirrje vendeve europiane të forcojnë masat mbrojtëse për qytetarët ndërsa ka njoftuar se më 11 qershor do të publikojë një udhëzues të ri për përgatitjen dhe reagimin ndaj valëve të të nxehtit, duke ndihmuar vendet të hartojnë plane veprimi për mbrojtjen e popullates.

Sipas OBSH-së, temperaturat ekstreme nuk janë më thjesht një fenomen sezonal, por një pasojë e ndryshimeve klimatike që po rrit rrezikun për sëmundje, mbingarkesë të spitaleve dhe vdekje të parakohshme.

Vetëm gjatë valëve të të nxehtit në Europë, vlerësohet se regjistrohen dhjetëra mijëra vdekje çdo vit, me periudha ekstreme si ajo e verës 2022 ku u raportuan rreth 61 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë në kontinent.

Më të rrezikuarit janë të moshuarit, foshnjat, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, punëtorët që punojnë në ambiente të hapura dhe individët me kushte të vështira jetese.

Ekspertët rekomandojnë shmangien e daljes në orët më të nxehta të ditës, qëndrimin në ambiente të freskëta, konsumimin e rregullt të ujit dhe kujdes të veçantë për personat më të rrezikuar.

OBSH thekson se verat gjithnjë e më të nxehta nuk përbëjnë më një situatë të jashtëzakonshme, por një sfidë të vazhdueshme për shëndetin publik, ndaj përgatitja dhe ndërgjegjësimi mbeten masat më të rëndësishme për të shpëtuar jetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.