Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 09 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.38 ▼3.2%
ARI 4,282 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,053 ▼ -2.02% ETH $1,658 ▼ -1.59% XRP $1.1417 ▼ -2.89% SOL $65.4300 ▼ -2.82%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.38 ▼3.2 % ARI 4,282 ▼1.87 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.38 ▼3.2 % ARI 4,282 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

OEMVP shënon jubileun, mungesa e fuqisë punëtore, sfida kryesore

Migrimi i vazhdueshëm dhe mungesa e fuqisë punëtore mbeten ndër sfidat më serioze për ekonominë e vendit, vlerësoi eksperti ekonomik, Izet Zeqiri, në konferencën jubilare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë të thellë demografike, pasi numri i lindjeve po bie vazhdimisht, ndërsa ai i vdekjeve mbetet më i lartë.

“Duke u nisur nga fakti se ne kemi një migracion ku rreth 750 mijë qytetarë të Maqedonisë punojnë në botën e jashtme, ne kemi mungesë të fuqisë punëtore. Krahas mungesës së fuqisë punëtore kemi rënie të natalitetit. Ju e dini se potenciali demografik ka dy anë, ka anën e prodhimit dhe anën e konsumit, nëse nuk ke njerëz për prodhim, për punë nuk ke edhe konsumatorë. Institucionet pak merren me këtë çështje dhe ne aktualisht në 1.000 njerëz, kemi 9.2 lindje derisa në 1.000 njerëz kemi 11 raste të vdekjes, që do të thotë se rritja natyrore e popullsisë është 1.8 që është negative.”, – deklaroi eksperti ekonomik, Izet Zeqiri.

Kryetari i OEMVP-së tha se së bashku duhet projektuar të ardhmen për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë së vendit.

“Konferenca e sotme është një mundësi për të diskutuar të tashmen dhe për të projektuar së bashku të ardhmen e ekonomisë, biznesit dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar një institucion të respektuar, i cili ka kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit, në avancimin e dialogut publiko-privat dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e kompanive tona. Kjo është arritur fal përkushtimit dhe besimit të anëtarëve tanë, partnerëve institucionalë dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.”, – theksoi kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu.

Në konferencë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, i cili vlerësoi se OEMVP-ja ka qenë një zë i rëndësishëm i komunitetit të biznesit dhe partner i institucioneve në promovimin e zhvillimit ekonomik.

“Ky përvjetor është një mundësi për të reflektuar mbi rrugëtimin e deritanishëm, por edhe për të biseduar për sfidat dhe mundësitë që na presin në të ardhmen. Sot jetojmë në një kohë ndryshimesh të shpejta ekonomike, teknologjike dhe gjeopolitike. Në këtë realitet ekonomitë e suksesshme janë ato që ndërtojnë partneritete të forta, që investojnë në inovacion, në kapitalin njerëzor dhe në konkurrueshmëri.”, – u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.

“Pozicioni i odave ekonomike në vend dhe rajon në dekadën që vijon” ishte tema e panel-diskutimit, ku u theksua roli i odave ekonomike në përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimin e kompanive.

U vlerësua se ato duhet të vazhdojnë të jenë partnerë aktivë në hartimin e politikave ekonomike, nxitjen e investimeve dhe përballimin e sfidave të dekadës së ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.