🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.88 ▲2.63%
ARI 3,708 ▲4.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,630 ▲ +1.19% ETH $1,729 ▲ +1.53% XRP $0.9784 ▲ +2.5% SOL $73.4800 ▲ +3.38%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.88 ▲2.63 % ARI 3,708 ▲4.01 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.88 ▲2.63 % ARI 3,708 ▲4.01 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Oja t’prera”, performanca artistike në Prishtinë – një thirrje kundër dhunës dhe padrejtësisë ndaj grave

Artistja Saranda, e njohur me emrin artistik Ms. Indefinite, ditë më parë ka realizuar performancën artistike feministe “Oja t’prera” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Performanca është organizuar në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke përcjellë një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit.

Përmes artit performativ, artistja ka trajtuar ndërprerjen e jetëve, lirisë dhe të ardhmes së grave si pasojë e dhunës, duke vënë në pah edhe dështimet institucionale dhe shoqërore në parandalimin e saj.

Në qendër të performancës ishin 12 trungje druri, të vendosura në formë ore, që simbolizonin kohën burokratike dhe pritjen e pafundme për drejtësi.

Përmes lëvizjeve rrethore dhe goditjeve me sëpatë, artistja ka shprehur kontrastin mes kohës së institucioneve dhe kohës së grave që jetojnë nën kërcënimin e dhunës.

Një nga momentet më domethënëse të performancës ishte akti përfundimtar, kur Ms. Indefinite hoqi shaminë e bardhë të punuar me oja dhe e lidhi atë në sëpatë, duke e shndërruar në një flamur simbolik.

Në përshkrimin artistik të veprës, oja paraqitet si metaforë e margjinalizimit të grave, të cilat historikisht kanë zbukuruar skajet e petkut dhe kanë qëndruar në skajet e shoqërisë, larg qendrave të vendimmarrjes dhe drejtësisë.

Mesazhi i performancës përmblidhet edhe përmes vargjeve:

“Në skaj të petkut,

në skaj të drejtësisë,

e dhimbshme deri n’asht.

Në qendër veç të tragjedisë.

Sa jetë i duhen kohës për t’ia ndërru rrjedhën historisë?”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.