☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 94.88 ▲2.95%
ARI 4,308 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,300 ▲ +0.06% ETH $2,687 ▲ +0.55% XRP $1.5290 ▲ +3.1% SOL $116.7500 ▲ +2.35%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 94.88 ▲2.95 % ARI 4,308 ▼0.24 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 94.88 ▲2.95 % ARI 4,308 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

OKB – 80 shtete dënojnë ashpër sulmet e Iranit dhe rebelëve Houthi

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Në një deklaratë të përbashkët në Kombet e Bashkuara 80 shtete dënuan sot sulmet e Iranit në rajonin e Gjirit, si dhe ato të kryera nga rebelët Houthi në Gadishullin Arabik dhe në Detin e Kuq.

Shtetet dënuan Iranin për sulmet ndaj vendeve të rajonit dhe për kërcënimin që paraqet ndaj tregtisë ndërkombëtare dhe sigurisë energjetike.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, dhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u shfaqën në Nju Jork në mbështetje të deklaratës, e cila u lexua nga ministri i Jashtëm i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid al-Zayani.

Në deklaratë thuhej se veprimet e Iranit vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare dhe lirinë e lundrimit.

Al-Zayani kërkoi që Ngushtica e Hormuzit, e cila është jetike për tregtinë ndërkombëtare të naftës, të mbahet plotësisht e hapur.

Ministri theksoi gjithashtu dënimin e fortë të shteteve për vendimin e rebelëve Huthi, të mbështetur nga Irani, për të rifilluar konfliktin në Jemen, si dhe për sulmet e vazhdueshme ndaj Arabisë Saudite dhe në Detin e Kuq.

”Përparimi i rebelëve Huthi drejt Ngushticës së Bab al-Mandabit do të përkeqësonte më tej kërcënimet ndaj sigurisë ndërkombëtare detare dhe tregtisë globale”, deklaroi Al-Zayani.

Rebelët Huthi, e mbështetur nga Irani, së fundmi mori kontrollin e bregdetit perëndimor të Jemenit përmes një ofensive të shpejtë, duke siguruar qasje në Ngushticën strategjike të Bab al-Mandabit, në hyrje të Detit të Kuq.

Ndërsa konflikti përshkallëzohet, Arabia Saudite u vu sërish nën sulm nga fqinji i saj jugor.

Rëndësia e Ngushticës së Bab al-Mandabit është rritur më tej si pasojë e krizës në Ngushticën e Hormuzit.

Kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit është kufizuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, ndërsa Teherani po përpiqet të kontrollojë trafikun detar në këtë ngushticë.

Pas sulmeve të shumta ndaj anijeve tregtare, shumë kompani të transportit detar po e shmangin ngushticën.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje të përhershme për lundrimin deri tani nuk kanë sjellë përparim të rëndësishëm. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.