SHBA – Senati kundërshton kufizimin e kompetencave të Trumpit për luftën me Iranin
– Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës hodhi poshtë sot me një diferencë të ngushtë, një rezolutë të propozuar nga demokratët që synonte ndalimin e luftës me Iranin, derisa çdo veprim ushtarak të autorizohej nga Kongresi.
Rezoluta u rrëzua me 50 vota kundër dhe 49 pro.
Ajo ishte miratuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve në muajin korrik.
Votimi u zhvillua kryesisht sipas vijave partiake.
Shumica e senatorëve republikanë të Presidentit Donald Trump votuan kundër masës, ndërsa pothuajse të gjithë demokratët votuan pro.
Rezoluta synonte të kufizonte kompetencat e presidentit për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa autorizimin paraprak të Kongresit. /Ad.Ab./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.