Politika Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 106 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektligjin “Për pjesëmarrj 24 Shtator 2026, 22:49 · 2 min lexim Facebook X WhatsApp Kryesoret Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 106 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”. Për këtë vendim në parlament, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë votim unanim si një hap thelbësor që e ngre përkushtimin ushtarak të Shqipërisë në një tjetër nivel. “Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren“, shkruan ministri Nufi. Ai nënvizoi më tej rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët strategjikë. “Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare.“, thekson ministri në postimin e tij. Përmes këtij vendimi trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë drejtpërdrejt në përpjekjet globale për ruajtjen e stabilitetit dhe mbështetjen e proceseve të paqes në Gaza. by A R September 24, 2026 Tema: kryesore
Politika Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit 23 min më parë
Politika “Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin 41 min më parë
Politika “Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin 41 min më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.