☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,660 ▲0.48%
DOW 52,370 ▲0.3%
NASDAQ 26,070 ▲0.44%
NAFTA 101.36 ▼1.85%
ARI 4,016 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,710 ▼ -0.83% ETH $2,305 ▼ -1.31% XRP $1.2849 ▼ -1.13% SOL $100.9100 ▼ -0.17%
S&P 500 7,660 ▲0.48 % DOW 52,370 ▲0.3 % NASDAQ 26,070 ▲0.44 % NAFTA 101.36 ▼1.85 % ARI 4,016 ▲0.19 % S&P 500 7,660 ▲0.48 % DOW 52,370 ▲0.3 % NASDAQ 26,070 ▲0.44 % NAFTA 101.36 ▼1.85 % ARI 4,016 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

OKB do të hetojë krimet e “IS”

Ekzekutime masive, përdhunime, skllavëri, krimet e milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar, kërkon OKB. Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së bëhet aktiv.

is

Kombet e Bashkuara kanë vendosur të hetojnë mizoritë e milicëve terroristë sunitë të “Shtetit Islamik” (IS). Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë miratoi me konsensus angazhimin e një komisioni hetimor të ngritur nga Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut. Ekipi i hetuesve do të dokumentojë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Irak. Lista mund të përdoret në një ndjekje penale të mëvonshme të terroristëve, thuhet në një rezolute të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, që përfshin 47 shtete.

Rezoluta u paraqit nga shtetet evropiane dhe Iraku gjatë një seancë të posaçme të Këshillit. Më parë përfaqësues të qeverive perëndimore kishin kërkuar në një diskutim ndjekjen e rreptë ligjore të “akteve barbare” të IS. Përfaqësuesit e vendeve myslimane dënuan gjithashtu terroristët dhe theksuan se aktet e dhunës nuk mund të mbulohen nga besimi islam.”Shteti Islamik” sulmon të gjitha fetë.

Fëmijët si “mish për top”

Irak Flüchtlinge

Luftëtarët e IS kanë kryer krime, “përmasat e çnjërëzisë të të cilave janë të paimagjinueshme “, tha zëvendës komisarja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Flavia Pansieri. Kështu xhihadistët në muajt e fundit kanë vrarë pa dallim anëtarë të grupeve të tjera etnike ose fetare. Pansieri fajësoi milicët e IS për konvertim me dhunë të fesë, rrëmbime, skllavëri, dhunë seksuale dhe tortura. Veçanërisht të prekur janë të krishterët, jezidët dhe shiitët. Fëmijët rekrutohen me forcë nga xhihadistët dhe dërgohen si mish për top në front, të tjerë detyrohen të dhurojnë gjak për luftëtarët e plagosur, raportoi Pansieri. Më shumë se një milion njerëz kanë marrë arratinë nga dhuna. Xhamitë, kishat dhe monumentet e tjera fetare dhe kulturore po shkatërrohen.

Të gjithë ata, që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut, duhet të japin llogari, kërkoi në Gjenevë ambasadori gjerman në OKB, Joachim Rücker. Rezoluta i bëri thirrje edhe qeverisë irakiane që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare në luftën kundër milicëse të IS. Krim të mundshme lufte të ushtrisë dhe të mbështetësit të saj gjithashtu duhen sqaruar.

Spastrime etnike në Irakun e Veriut

Mijëra refugjatë në Irak kanë marrë arratinë
Mijëra refugjatë në Irak kanë marrë arratinë

 

Sipas Amnesty International “Shtet Islamik” kërkon të fshijë gjurmët e të gjithë joarabëve dhe të gjithë muslimanëve josunitë. Për këtë ka prova të qarta. Në një raport të Organizatës për të drejtat e Njeriut, përshkruhen ndër të tjera të shtënat në masën e njerëzve në Qiniyeh. Ajte në muajin gusht, një grup prej të paktën 300 jezidësh, të cilët donin të arratiseshin në male, anë në duart e terroristëve. 85-90 jezidë, ndër ta dhe djem dymbëdhjetë vjeçarë, u pushkatuan menjëherë. Fati i grave dhe fëmijëve nuk dihet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.