☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.87 ▼2.71%
ARI 4,396 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,285 ▼ -0.54% ETH $2,750 ▼ -0.89% XRP $1.5800 ▲ +3.29% SOL $118.0300 ▼ -0.77%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.87 ▼2.71 % ARI 4,396 ▲0.28 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.87 ▼2.71 % ARI 4,396 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Bota

OKB – Franca shqyrton një rezolutë të re për Ngushticën e Hormuzit

– Franca ka nisur hartimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për krijimin e një misioni ndërkombëtar që do të rikthente lëvizjen e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, thanë sot diplomatë, sipas Reuters.

Parisi ka tentuar edhe më parë, pa sukses, të hartojë një rezolutë për këtë çështje.

Nisma e fundit vjen pas takimit të zhvilluar mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“U diskutuan disa mundësi”, tha Macron pas takimit me presidentin amerikan në Trump Tower, në Nju Jork.

“Ne do të punojmë për zgjidhje diplomatike gjatë orëve të ardhshme, të cilat mund të bëjnë të mundur, edhe pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, gjetjen e mënyrave për të lejuar kalimin e më shumë anijeve të mallrave dhe cisternave të naftës”, deklaroi ai.

Diplomatët thanë se Parisi shpreson të shpërndajë së shpejti një projekt-rezolutë te anëtarët e Këshillit të Sigurimit, megjithëse nuk dhanë një afat të saktë.

Përpjekjet e mëparshme në OKB nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e Kinës dhe Rusisë, dy fuqive me të drejtë vetoje, për shkak të shqetësimeve se nisma mund të ishte e njëanshme ndaj Teheranit.

Megjithatë, rritja e çmimeve të naftës në tregjet globale dhe shqetësimet se një avancim i rebelëve Huthi në Jemen mund të kërcënojë korridorin strategjik të Bab el-Mandebit kanë rritur shpresat për arritjen e një kompromisi këtë herë.

Sipas diplomatëve, rezoluta do të përqendrohej në ndarjen e sigurisë së rrugës ujore nga tensionet më të gjera me Iranin.

Ajo do të theksonte gjithashtu interesat e përbashkëta të të gjitha vendeve për ruajtjen e lirisë së lundrimit dhe aksesit në furnizimet energjetike.

Shtetet anëtare të OKB-së do të koordinonin përpjekjet për të mbrojtur transportin tregtar përmes ngushticës së Hormuzit, pa mbajtur një qëndrim ofensiv ndaj Iranit, pa kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe pa e lidhur çështjen me mosmarrëveshje të tjera rajonale, thanë diplomatët.

“Franca dëshiron të punojë me amerikanët dhe partnerët e saj për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që garanton lirinë e lundrimit në ngushticën e Hormuzit”, tha një burim diplomatik francez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.