☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,757 ▲2.12%
DOW 47,716 ▲2.43%
NASDAQ 22,543 ▲2.39%
NAFTA 95.05 ▼15.85%
ARI 4,731 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,090 ▲ +3.92% ETH $2,201 ▲ +5.52% XRP $1.3480 ▲ +3.49% SOL $82.9200 ▲ +3.69%
S&P 500 6,757 ▲2.12 % DOW 47,716 ▲2.43 % NASDAQ 22,543 ▲2.39 % NAFTA 95.05 ▼15.85 % ARI 4,731 ▲0.99 % S&P 500 6,757 ▲2.12 % DOW 47,716 ▲2.43 % NASDAQ 22,543 ▲2.39 % NAFTA 95.05 ▼15.85 % ARI 4,731 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

OKB: KS kërkon fushatë më të fuqishme kundër IS-it

okb-ks-k-euml-rkon-fushat-euml-m-euml-t-euml-fuqishme-kund-euml-r-is-it_hdKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar zgjerim dhe mbështetje më të fuqishme për forcat e Irakut, që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste.

Në deklaratën e mbrëmshme, Këshilli i Sigurimit theksoi se kundër grupit militant, Shteti Islamik, duhet të luftohet “me të gjitha mjetet”, pasi “jotoleranca, dhuna dhe urrejtja që e praktikon duhet të ndalet”.

Këshilli i Sigurimit, po ashtu, ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar “mëtutje ta forcoj dhe zgjeroj mbështetjen për qeverinë e Irakut, përfshirë forcat e sigurisë së Irakut, në luftën kundër IS-it”.

Për disa javë, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara vazhdon t’i bombardoj nga ajri pozicionet e grupit Shteti Islamik, në Irak dhe Siri, derisa forcat e Irakut dhe ato kurde, të njohura me emrin peshmerga, zhvillojnë luftë kundër militantëve në terren.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Turqisë, që është fqinj i Sirisë dhe Irakut, për të marrë rrol më të madh në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.