OKB – Lavrov: Rusia do të arrijë objektivat e saj në Ukrainë pavarësisht rrethanave
NJU JORK, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pohoi sot para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Rusia do të arrinte objektivat e saj ushtarake në Ukrainë, “pavarësisht nga rrethanat”.
“Objektivat e operacionit të posaçëm ushtarak do të arrihen, kërcënimi për sigurinë ruse do të eliminohet dhe jeta paqësore do të kthehet. Kjo do të ndodhë pavarësisht nga rrethanat”, deklaroi ministri në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai akuzoi Evropën se kundërshton sistematikisht një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë, në kundërshtim, sipas tij, me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.
“Evropa po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të penguar bisedimet e paqes të dëshiruara nga administrata Trump”, tha ministri në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.