☁️
Tiranë 9°C · Vranët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW —
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 90.14 ▲0.78%
ARI 4,169 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $84,074 ▼ -1.81% ETH $2,608 ▼ -3.55% XRP $1.4600 ▼ -2.71% SOL $118.0700 ▼ -1.9%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW — NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.14 ▲0.78 % ARI 4,169 ▼0.43 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW — NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.14 ▲0.78 % ARI 4,169 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

OKB -Zelensky: Putin po e tërheq botën në luftën e tij

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sot nga tribuna e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, “çmendurinë” vrasëse të presidentit rus Vladimir Putin, duke u bërë thirrje aleatëve të tij të ruajnë sanksionet ndaj Moskës, të cilat, sipas tij, janë mënyra e vetme për të ndërprerë financimin e luftës.

“Është çmenduri”, deklaroi Zelensky.

“Ai është pacienti zero, ai nga i cili kjo ide e luftës vazhdon të përhapet”, tha presidenti ukrainas, duke e vënë komunitetin ndërkombëtar përballë situatës së dhjetëra mijëra ushtarëve nga 47 vende, përfshirë Korenë e Veriut, që janë dërguar përkrah forcave ruse.

“A ka ende dikush që mendon se ai është i arsyeshëm dhe i moderuar?”, vijoi Zelensky.

Në të kundërt, ai përmendi rastin e dy ushtarëve koreano-veriorë të kapur robër nga Ukraina, të cilët më pas u dërguan në Korenë e Jugut.

Përballë këtij përshkallëzimi, Zelensky theksoi se objektivi i Ukrainës është kufizimi i aftësisë së Rusisë për të financuar luftën, për ta zgjatur atë dhe për ta bërë më brutale e shkatërruese.

“Kur Rusia ka para, ajo gjithmonë thotë jo, jo diplomacisë, dhe kjo është gjithashtu një formë vetoje ndaj paqes, jo një e drejtë zyrtare, por një veto reale”, u shpreh ai.

Presidenti ukrainas kritikoi gjithashtu Francën, e cila, sipas tij, ushtroi presion në Bruksel për heqjen e sanksioneve ndaj oligarkut rus Alicher Usmanov, një person i afërt me Vladimir Putinin, në këmbim të lirimit të një shtetasi francez të ndaluar në Azerbajxhan.

“Kur dikush në botë dobëson sanksionet ndaj oligarkëve rusë, kjo mund ta bëjë jetën më të rehatshme për rusët e pasur, por gjithashtu i jep më shumë kohë luftës, më shumë kohë Putinit”, deklaroi Zelensky.

“Prandaj, të ardhurat e Rusisë duhet të mbeten një objektiv”, theksoi presidenti ukrainas, duke përsëritur qëndrimin e tij se presioni ekonomik ndaj Moskës duhet të vazhdojë për të kufizuar aftësinë e saj për të financuar konfliktin. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.