Olli: 200 familje kërkojnë strehë, Veliaj të mbledhë këshillin bashkiak
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathte ne Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, i kërkon kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj, që të mbledhe këshillin bashkiak për të ndarë banesat sociale për 200 familje.
Olli në emër të këshilltarëve opozitare doli sot në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se “Veliaj duhet të heqe dorë nga show mediatik dhe të ndajë banesat sociale e të mos i bllokojë ato. Këto banesa sociale ka një vit që kanë përfunduar dhe ka më shumë se një vit që janë kryer të gjitha procedurat ligjore për shpërndarjen e tyre, por për fat të keq, prej më shumë se pesë muaj 200 familjet që kanë përfituar të drejtën e strehimit, mbeten me të drejtë të privuar”.
“Në emër të këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të djathtë opozitare, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, duhet të heqe dorë nga show dhe të thërrase urgjensisht mbledhjen e këshillit bashkiak për të vijuar këtë procedurë. Fillo nga puna, pasi është kërkesa e opozitës dhe e 200 familjeve që presin të strehohen”, tha Olli.