Kronika

Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, goditen 4 grupe kriminale

4 grupe kriminale janë goditur pas një operacioni të përbashkët mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë Shqiptare dhe Antimafias italiane

Operacioni ndërkombëtar i trafikut të drogës të koduar “Lulet e Pranverës” është finalizuar me 27 të arrestuar, 21 prej të cilëve shqiptarë të arrestuar në të dyja anët e Adriatikut.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të rënda Donika Prela u shpreh se ky është operacioni i parë i një skuadre të përbashkët hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.

Operacioni është rezultat i një hetimi dyvjeçar nga prokuroria e Leçes në Itali. Nga autoritetet shqiptare u regjistrua procedimi penal i regjistruar 274/ 2016 për veprën penale “Trafik i narkotikëve” Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe Grupim i strukturuar kriminal”. Mes dy prokurorive ka pasur koordinim të punës në kohë reale, analizim të rezultateve të përgjimeve telefonike, vëzhgim ambjental paralele nga të dy autoritetet.

Operacioni është shtrirë në disa drejtori vendore të policisë së Durrësit, Vlorës dhe Lezhë gjatë harkut kohor të mbi dy viteve nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Prokurorë të çështjes nga pala shqiptare janë: Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri. Ata kanë bashkëpunuar me prokurorët e Leçes.

Në Shqipëri u arrestuan:

1-Denis Pashaj 33 vjeç
2-Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç
3-Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç
4-Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç
5-Bilal Kabello 34 vjeç
6-Kujtim Elmazi 58 vjeç

Ndërsa në Itali u arrestuan:

1-Dorian Alikaj 34 vjeç
2-Altin Avduramani 46 vjeç
3-Ajet Çepaj 50 vjeç
4-Klaudio Fani 34 vjeç
5-Artur Malo 35 vjeç
6-Raul Zenunaj 40 vjeç
7-Giancarlo Desimone
8-Gianfranco Conestabile
9-Salvadore Santoro
10-Francesco Tarantini
11-Giuseppe Vanatagiato

Operacioni u përshëndet edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho së bashku me Prokurorin e Leçes dhe drejtuesit e lartë të Policisë Qendrore Investigative kundër krimit të organizuar, të cilët mbajtën një konferencë të përbashkët për mediet ku zbardhën detajet e këtij operacioni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button