🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,944 ▲ +0.59% ETH $2,246 ▲ +0.81% XRP $1.1682 ▼ -1.28% SOL $89.9200 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Operacioni në Sarandë, Zhupa: Qyteti është kthyer në skenë krimi, qeveria mbyll sytë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar në Sarandë, ku u arrestuan dhe u pezulluan disa efektivë të kupolës drejtuese, pasi akuzohen se kishin lejuar ndërtime pa leje dhe betonizimin e bregdetit.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa deklaroi se situata kriminale në Sarandë është e njohur prej kohësh dhe akuzoi qeverinë se ka mbyllur sytë përballë problemeve të rendit dhe korrupsionit në qytet.“I gjithë Kuvendi e njeh gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua shefi i komisariatit dhe disa të tjerë të komisariatit, ndërsa ky Parlament dhe kjo qeveri bëjnë sikur nuk dinë asgjë. Ka qenë raporti i Prokurorit të Përgjithshëm në këtë sallë që ka thënë se kriminaliteti më i lartë është në Sarandë. Çfarë mase u mor? Asnjë masë. Ishte patronazhist i qeverisë. Drejtori i Policisë Bashkiake është një i shkarkuar nga Policia e Shtetit, i dënuar se ka marrë ryshfet nga trafikantët, por vijon të jetë drejtor ende. Edhe drejtuesi i IMT-së në Sarandë ka ikur në drejtim të paditur dhe ju e mbani ende drejtor”, tha Zhupa.Operacioni në Sarandë çoi në arrestimin e shefit të Komisariatit dhe tre specialistëve të tjerë të policisë, ndërsa u pezullua edhe shefi i Seksionit të Krimeve. Hetimet nisën pas një ndërhyrjeje kundër ndërtimeve pa leje dhe betonizimit të vijës bregdetare në qytet./rtsh.al/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.