🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.21 ▲3.4%
ARI 4,123 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,644 ▼ -1.51% ETH $1,920 ▼ -1.14% XRP $1.1366 ▼ -0.72% SOL $77.3200 ▼ -1.58%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.21 ▲3.4 % ARI 4,123 ▲1.15 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.21 ▲3.4 % ARI 4,123 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Politika

Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për të raportuar lidhur me efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor. Në këtë mbledhje, opozita ka kërkuar që kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita të raportojë në Komision teksa kjo ka sjellë edhe debat.

Përfaqësues të opozitës u shprehën se nëse zoti Hita nuk është i zoti të përballet në komision të largohet nga detyra. Ata gjithashtu kërkuan shtyrjen e komisionit, derisa Hita të paraqitet për të raportuar.

“Pyetja e parë ishte të na përcillni raportin e shkruar nga Policia e Shtetit më thanë se nuk ka raport. Nuk është vënë në dispozicion. Paska raport të na vihet në dispozicion.

Së dyti e përsëris ka ardhur prokurori i përgjithshëm me gjithë prokurorët e tjerë. Të kishte ardhur kreu i policisë. Nëse nuk është i zoti të përballet kreu i policisë të hiqet, unë propozoj të mos e vazhdojmë seancën. Mungesa e policisë së shtetit është e evidentuar qatë në raportet ndërkombëtare, të marrin drejtorët e tjerë të vijnë dhe tu përgjigjen pyetjeve tona”, tha Vokshi.

Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij argumentoi se qëllimi i komisionit është marrja e mendimeve teknike dhe profesionale, e jo zhvillimi i një seance hetimore. Ai theksoi se zëvendësdrejtori është një profesionist me përvojë të gjatë që e njeh thelbin e çështjes zgjedhore dhe mund të japë kontribut të plotë.

“E thashë në fillim që ai nuk ka detyrim për të raportuar këtu. Nuk kemi komision ne për të marrë në revistë punën e Policisë së Shtetit. Është Komisioni i Sigurisë apo komisione të tjera për tema të caktuara kur raportojnë sipas atyre raportimeve vjetore. Në qoftë se jam gabim më korrigjoni se është dhe zoti Çuçi këtu. Duro këtu, unë e ngrej, thashë në qoftë se jam gabim për këtë pjesë, ata raportojnë për punën e tyre në komisione të posaçme.

Këtu vërtetë nuk është seminar, po qëllimi i këtij komisionit, ne s’jemi komision hetimor, ne jemi që të marrim mendime nga ato institucione për gjërat që s’kanë shkuar mirë. Dhe si të jetë Drejtori i Përgjithshëm, si mos jetë, për mua nuk bën, nuk ka ndonjë rëndësi. Patjetër që për përgëdhelje sedre apo për rolin e Kuvendit natyrshëm mirë do të ishte të ishte Drejtor i Përgjithshëm.

Unë nuk e di, ai ka punë vetë, zëvendësdrejtori mund ta thotë diçka të tillë, por mendoj për qëllimin që ka kjo tryezë, edhe prania e një njeriu profesionist që është marrë direkt me zgjedhje, sesa një drejtori që ka tre muaj që është vënë dhe në rangun, në hierarkinë e vendimmarrjes ka qenë poshtë zotërisë që kemi përballë, mendoj do të ishte e pranueshme.

Megjithatë, unë dua të dëgjoj njëherë një shpjegim nga zëvendësdrejtori përse nuk është e pamundur që të vijë Drejtori i Përgjithshëm. Ka pasur ndonjë detyrë.

Për shembull, kemi dhe institucionin tjetër që është Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare. Të them të drejtën, herën e kaluar zotëria ka pritur me orë të tëra këtu gjersa ne të mbaronim mbledhjen. Duro! Po prit tashi… s’ka rëndësi, dhe të tjerët kanë punë se nuk… të mbarojmë punë. Nuk jemi ne më të rëndësishmit ndaj kësaj bote! Ne jemi një ligjvënës, ai është qeveri, ai është pjesë e ekzekutivit”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.