Opozita paraqet pr/rezolutë për “Jeruzalemin”. PD: Të ndryshojmë votën në OKB.
“Nuk duam ta diskutojmë më këtë çështje. Ne kemi një qëndrim tashmë politik për votën e Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara në OKB”, deklaroi deputeti i PD-së, Edi Paloka.
Përsa u përket bisedimeve me Greqinë, ministri Bushati tha se është një proces që vazhdon.
“Shporta e luftës, për hir të së vërtetës është një shportë e pasur për fat të keq. Çfarë po bëhet me 500 mijë shqiptarët që jetojnë në Greqi? Si mund të bashkëpunojmë dhe kërkojmë më shumë të drejtë dhe lehtësi për ta? Me Greqinë ende nuk kemi përfunduar çështjen e regjimit kufitar, qoftë në det, ashtu edhe në tokë”, deklaroi ministri Bushati.
Bushati tha se ka biseduar edhe me Presidentin Ilir Meta në lidhje me ecurinë e bisedimeve, ndërsa e quajti marrëveshjen e 2009-ës si kuturu dhe pa protokolle, ku sipas tij, Lulzim Bashës nuk i vuri njeri armën tek koka për ta firmosur atë.