☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,626 ▲ +0.67% ETH $2,255 ▲ +0.42% XRP $1.2534 ▲ +0.05% SOL $95.9000 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Opozita takim me studentët në Shkodër, shpjegon nismat e reja

Përfaqësuesit e opozitës në takim me studentët e Universitetit të Shkodrës, shpjeguar nismën e opozitës për vettingun në politikë dhe çlirimin e zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi e korrupsioni, janë jetike për të ardhmen.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë propozim zyrtar në parlament për amendamente kushtetuese për heqjen e zyrtarëve të lartë që mund të jenë deputetë apo ministra, apo zyrtarë në institucione shtetërore, që kanë lidhje me krimin, si një fazë tjetër e dekriminalizimit”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Gazment Bardhi u fokusua tek papërgjegjshmëria e qeverisë me paratë e buxhetit të shtetit dhe nevoja urgjente për pastrimin e ekonomisë nga oligarkia dhe korrupsioni, përmes ndryshimeve në ligjin antimafia.

“Do të verifikohen të gjitha nga kontratat e koncensionit, prokurimit publik, PPP-të, aktet e lejet, licencat, për shfrytëzimin e pasurive publike të cilat dyshohen se janë dhënë në kundërshtim me ligjin, në shkelje të procedurave konkuruese publike. Pra, çdo kontratë koncensioni, e cila ka patur vetëm një konkurent do të duhet t’i nënshtrohet kontrollit”, tha Gazment Bardhi.

Deputeti Ervin Salianji vuri në dukje se Zgjedhjet janë në dorë të krimit, sepse Edi Rama ka bërë marrëveshje me krimin.

“Në Lezhë, me Ndokat janë blerë vota. Në Kavajë Edi Rama mbronte prej kohësh një akullore tjetër. Në Elbasan Taulant Balla përveçse bredh me trafikantë droge, u jep paratë e shqiptarëve në konkurrencë të pandershme, banditëve si Sanxhakët dhe Çelajt. Në Tiranë me Sajmir Tahirin dhe Shullazin, në Vlorë me Habilajt, Xhafajt, Damian Gjiknurin dhe me Ramën që janë thjesht mbrojtës të interesave të krimit”, tha Salianji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.