☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.30 ▲0.04%
ARI 4,274 ▼1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,342 ▼ -2.28% ETH $1,741 ▼ -3.15% XRP $1.1842 ▼ -3.14% SOL $71.8900 ▼ -3.05%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.30 ▲0.04 % ARI 4,274 ▼1.85 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.30 ▲0.04 % ARI 4,274 ▼1.85 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Europa

Orbani kërkon që gardhin kundër refugjatëve t’ia paguajë BE

Meqenëse nga gardhi me Serbinë nuk përfiton vetëm Hungaria, por i gjithë BE, Viktor Orbani i paraqet faturën BE. Ky gardh ndikoi në mbylljen e itinerarit ballkanik, përmes të cilit në Evropë vijnë shumë pak refugjatë.

Kryeministri i Hungarisë kërkon t’ia kalojë Bashkimit Evropian shpenzimet për gardhin e tij në kufi, i cili synon të ndalojë refugjatët. Këtë kërkesë Orbani e ka formuluar në një letër dërguar Kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në të ai kërkon një shumë prej 400 milionë eurosh.

Bashkimi Evropian duhet të përballojë në këtë mënyrë gjysmën e shpenzimeve për ndërtimin dhe mbajtjen deri tani në punë të pajisjeve të gardhit në kufirin jugor të Hungarisë, kërkoi ministri i kabinetit të Orbanit, Janos Lazar para shtypit në Budapest. “Kur flasim për solidaritet evropian, duhet të flasim edhe për mbrojtjen e kufirit dhe atëherë solidariteti duhet të përjetohet edhe në praktikë”, deklaroi Lazar. “Si rrjedhojë e kësaj, partitë unioniste duhet të marrin pjesë në shpenzime”. Gardhi që ka kushtuar 800 milionë euro nuk mbron vetëm Hungarinë, por edhe pjesën tjetër të Evropës, deklaroi ai.

Serbien Grenze Ungarn Flüchtlinge Zaun (picture-alliance/abaca/O. Marques)

Shpenzime për material dhe personel

Në vitin 2015, përmes Hungarisë erdhë në Evropë më shumë se 400.000 refugjatë. Pas kësaj, Hungaria ngriti një gardh të forcuar me tela me gjemba në kufi me Serbinë. Gardhi më vonë u zgjerua dhe u zgjat deri në kufi me Kroacinë. Për ta ruajtur atë u dërguan 3000 kufitarë. Gardhi hungarez kontribuoi në mbylljen e të ashtuquajturit itinerar ballkanik, përmes të cilit erdhën në Gjermani shumë refugjatë. Që atëherë, thuajse asnjë refugjat nuk e ndjek më këtë rrugë. BE e ka kritikuar ashpër këtë fortifikim të kufirit.

Simbol i politikës së izolimit

Gardhi luan një rol qendror simbolik në politikën demonstrative të izolimit të Orbanit ndaj refugjatëve. Qeveria me drejtim të djathtë e Hungarisë ndjek një politikë të frikësimit sistematik të migrantëve. Ata pak refugjatë që arrijnë të hyjnë në vend mbahen në zona tranzit pranë kufirit. Me anë të fushatave plot urrejtje kundër refugjatëve dhe me anë të demonizimit të mbrojtësve civilë, Orbani e forcoi pozicionin e tij në politikën e brendshme. Migrimin Orbani e quajti së fundi “kal troje për terrorizmin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.