☁️
Tiranë 19°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,347 ▲1.21%
DOW 49,956 ▲1.33%
NASDAQ 25,686 ▲1.42%
NAFTA 95.06 ▼7.05%
ARI 4,715 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,582 ▲ +0.25% ETH $2,361 ▼ -0.77% XRP $1.4253 ▲ +0.85% SOL $88.6100 ▲ +3.61%
S&P 500 7,347 ▲1.21 % DOW 49,956 ▲1.33 % NASDAQ 25,686 ▲1.42 % NAFTA 95.06 ▼7.05 % ARI 4,715 ▲3.2 % S&P 500 7,347 ▲1.21 % DOW 49,956 ▲1.33 % NASDAQ 25,686 ▲1.42 % NAFTA 95.06 ▼7.05 % ARI 4,715 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Rajoni

Orë tensioni, Erdogan drejt balotazhit/ Fati i kombit vuloset në 28 maj?

Me pothuajse të gjitha votat tashmë të numëruara në Turqi, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe sfidanti i tij, kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu duket se po shkojnë drejt balotazhit.
Beteja e tyre zgjedhore, një ndër më të ashprat prej dekadash, me shumë gjasë nuk do të mbyllet këtu. Këshilli Suprem zgjedhor i Turqisë njoftoi se Erdogani ka siguruar 49.49% të votave dhe 44.79%.
Edhe shumë pak vota kanë mbetur për t’u numëruar, e nëse asnjeri prej tyre nuk kalon pragun e 50%, atëherë në 28 maj, shkohet në një raund të dytë zgjedhor.
Presidenti duket se ka pasur një performancë më të mirë nga sa parashikonin sondazhet para-elektorale, të cilat sugjeronin një epërsi të lehtë të rivalit të tij, përfaqësues i një aleance të 6 partive opozitare. Erdoganin duket se balotazhi, nuk e tremb.

“Ne nuk e dimë, nëse zgjedhjet do të marrin fund në raundin e pare. Por nëse njerëzit na dërgojnë në një raund të dytë, ne do ta respektojmë edhe këtë”, tha Erdogan.

Kilicdaroglu u bëri thirrje përkrahësve të tij të qëndrojnë në qendrat zgjedhore deri në fund të numërimit të votave.

“Mos u largoni nga kutia e votimit dhe komisionet zgjedhore. Në qendrat, ku ne kemi një pjesë të madhe të votave, ata e po bllokojnë sistemin me pretendime të njëpasnjëshme”, tha Kilicdaroglu.

Akuza për manipulime e sabotazh ka pasur nga të krahët. Zgjedhjet presidenciale konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e Turqisë me 85 milionë banorë, sepse mund t’i jepnin fund qeverisjes prej më shumë se dy dekadash të Erdoganit dhe do të nënkuptonin një ndryshim të thellë politik.

Përmes ndryshimeve kushtetuese, 69 vjeçari Erdogan ka marrë në dorë kompetenca mjaft të zgjeruara. Përveç kësaj, Erdogan ka kontroll mbi institucionet turke në një kohë që personalitetet liberale në vend janë mënjanuar. Erdogan i ka mbijetuar një sërë skandalesh të korrupsionit të rrethit të tij dhe një përpjekjeje për puç në vitin 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.