roze
Orlando dhe Miranda, Krishtlindje bashkë për hatër të djalit
Orlando Bloom dhe ish-bashkëshortja e tij Miranda Kerr duket se me të vërtetë kanë mbetur miq të mirë pas ndarjes. Ish-çifti ka vendosur të kalojë bashkë Krishtlindjen këtë vit pasi i dhanë fund martesës së tyre 3-vjeçare vitin e kaluar.
Gjithçka bëhet për hatër të djalit të vogël Flynn. Aktori britanik tha: “Mbush 4 vjeç në janar. Krishtlindjen do e kalojmë bashkë: familja e saj dhe familja ime. Do të mblidhemi të gjithë.”
“I kam thënë Mirandës që do të jemi të pranishëm në jetët e njëri-tjetrit gjithmonë pasi kemi një fëmijë bashkë. E rëndësishme është të respektojmë njëri-tjetrin siç kemi bërë përherë. Flynn e kupton këtë”, shtoi Bloom