FilmKronika

Ornela Kapetani shpallet aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Aktorja shqiptare Ornela Kapetani ka marrë çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Ornela është aktore në filmin “Dita zë fill” nga Gentian Koçi. Çmimi aktores i është ndarë mbrëmë ndërsa vlen gjithsej 2500 euro.

Ky konsiderohet sukses i madh, që një aktore shqiptare të marrë çmimin për aktoren më të mirë në një festival si ky i Sarajevës. Ornela është aktore shqiptare e dëshmuar tanimë, me role në “Hostage”, “Correction” dhe me rolin e Letës në filmin “Dita zë fill” me të cilin fitoi mbreme çmim në Sarajevë.

Sipas regjizorit Koçi, filmi u financua nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Greke e Filmit, Eurimages, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, nga Radio-Televizioni Shqiptar, Bashkia e Tiranës si dhe SEE Cinema Network. Projekti është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhuar nga shtëpia kinematografike shqiptare ArtalbFilm dhe bashkëprodhuar nga Graal Films me bazë në Athinë.

Po mbrëmë janë ndarë çmimet e Festivalit të Filmit në Sarajevë. Filmi më i mirë u shpall “Scary mother/Sashishi” me regji nga Ana Urushadze-Gjeorgjia. Aktori rumun Şerban Pavlu morri çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa Emanuel Parvu u shpall regjisori më i mirë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button