Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 100.51 ▲2.29%
ARI 4,513 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,250 ▼ -0.1% ETH $2,117 ▼ -0.37% XRP $1.3653 ▲ +0.07% SOL $85.7000 ▲ +1.31%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.51 ▲2.29 % ARI 4,513 ▼0.49 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.51 ▲2.29 % ARI 4,513 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

OSBE: Reforma Zgjedhore në Shqipëri, proces i ngadaltë por i rëndësishëm

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vlerësuar se puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka ecur ngadalë, por është për t’u përshëndetur rifillimi i aktivitetit të tij dhe fokusi në çështje të rëndësishme si financimi i partive politike.

Në një deklaratë për mediat nga Pogradeci, ambasadori i i OSBE-së, Michel Tarran, theksoi se organizata ka qenë e angazhuar që në fillim për të mbështetur komisionin me ekspertizë, duke nënvizuar se rekomandimet e ODIHR janë baza kryesore e punës.

“Ne nuk jemi këtu për të propozuar një model. Çdo vend ka sistemin e vet dhe sfidat e veta në organizimin e zgjedhjeve. Rekomandimet e ODIHR vijnë pas çdo procesi zgjedhor dhe ne jemi këtu për të ndihmuar në zbatimin e tyre,” u shpreh përfaqësuesi i OSBE-së, shkruan A2.

Ai shtoi se në kuadër të Organization for Security and Co-operation in Europe, që përbëhet nga 57 shtete pjesëmarrëse, secili vend ka sistemin e tij zgjedhor, ndërsa vendimmarrja për modelin i takon vetë shqiptarëve.

Në lidhje me diskutimet për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100, OSBE theksoi se ky është një debat politik i brendshëm dhe se çdo vend ka realitetin e tij demografik dhe institucional.

“Ka vende me 250 apo 300 deputetë, dhe këto janë zgjedhje që varen nga struktura e çdo shteti. Nuk është rol i yni të komentojmë aspektet teknike,” u tha në deklaratë.

Sa i përket reformës territoriale, OSBE u shpreh se nuk ka ende një vendim për hartën e re administrative dhe se kjo mbetet një çështje në kompetencë të institucioneve shqiptare.

“Nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë me hartën e re. Do të shohim. Ka mendime të ndryshme dhe nuk është roli ynë të hyjmë në këtë debat,” u theksua.

Në lidhje me kritikat e partive të vogla se reforma zgjedhore favorizon partitë e mëdha, OSBE u përgjigj se këto diskutime ekzistojnë edhe në vende të tjera dhe se modele të ndryshme politike kanë funksionuar në demokraci të konsoliduara.

“Ka vende me sisteme të dy partive të mëdha dhe koalicioneve dominuese. Edhe në vende si SHBA, sistemi është i tillë dhe kjo nuk e bën më pak demokratik. Shqipëria duhet të gjejë modelin më të përshtatshëm për veten,” u tha ndër të tjera.
Duke komentuar mbi debatin e gjatë për tranzicionin në Shqipëri, përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se tranzicioni nuk do të thotë mungesë zhvillimi, por një proces ndryshimi të vazhdueshëm institucional dhe politik.

“Kam qenë shpesh në Shqipëri. Tranzicioni nuk do të thotë mungesë progresi. Zhvillimi vazhdon dhe sistemet ndryshojnë. Edhe në Francë kemi bërë dhe vazhdojmë të diskutojmë reforma zgjedhore,” u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.