☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,387 ▼ -1.32% ETH $2,334 ▼ -2.87% XRP $1.2848 ▼ -1.91% SOL $101.0800 ▼ -2.89%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

OSBE, thirrje presidentit Trump të ndalë sulmet kundër medias

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Evropë i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump të ndalë sulmet kundër shtypit, duke thënë se sulme të tilla “dëmtojnë” rolin thelbësor të medias në një demokraci.

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e shtypit, Harlem Desir, tha të hënën se komentet e zotit Trump mbi mediat janë “thellësisht problematike”, duke shtuar se deklarata të tilla, veçanërisht ato që identifikojnë mediat si “armikun e popullit”, mund t’i bëjnë gazetarët më të prekshëm nga dhuna.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, zoti Desir shkruante: “I bëj thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara të mos ndërmarrë sulme të tilla ndaj medias”.

Zoti Desir veçonte sidomos komentet e bëra nga zoti Trump javën e kaluar në Finiks të Arizonës, në të cilën presidenti akuzoi mediat se ishin “vërtet të pandershme”, “të rreme” dhe “të shtrembëruara”, se ato shpiknin ngjarje dhe thellonin ndarjet brenda vendit.

Përfaqësuesi i OSBE-së shkruante se këto komente janë “veçanërisht shqetësuese duke marrë parasysh qëndrimet e njohura të Shteteve të Bashkuara si një nga udhëheqësit botërorë në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit”. Ai tha se mediat luajnë një rol kyç në demokraci për t’i mbajtur qeveritë të përgjegjshme dhe për të ofruar një platformë për zëra të ndryshëm.

OSBE-ja me bazë në Vienë monitoron çështjet e sigurisë dhe zgjedhjeve në 57 shtetet anëtare të grupit, duke përfshirë Evropën, shumicën e Azisë qendrore, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump ka popullarizuar përdorimin e termit “lajme të rreme” për të kritikuar mediat dhe gazetarët që ai pretendon se e trajtojnë atë padrejtësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.