Ekonomia

OSHEE: 70% e bizneseve sezonale turistike, debitorë të energjisë me 2 miliardë lekë

turizmiRreth 70% e bizneseve sezonale që punojnë gjatë verës në zonat turistike, rezultojnë debitorë të energjisë dhe duke mos shlyer faturat e energjisë elektrike, kanë grumbulluar një borxh rreth 2 miliardë lekë ndaj OSHEE-së.

Këto biznese sezonale do duhet të shlyejnë faturat e energjisë brenda qershorit, pasi në të kundërt, do t’u ndërpritet energjia elektrike, bënë të ditur burimet zyrtare të OSHEE-së.

Sipas tyre, bizneset debitore u evidentuan nga OSHEE gjatë kontrollit të përqëndruar në bregdet në dy muaj, maj-qershor, pasi zotëruesit e tyre nuk i gjen më pas përfundimit të sezonit turistik. Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela është shprehur se në rast të mos shlyerjes së faturave, këto biznese nuk do të furnizohen më me energji elektrike.

“70% e bizneseve sezonale, që ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në muajt gusht-shtator, brenda fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut, duhet të shlyjenë debinë. Në të kundërt nuk do të kenë asnjë shans të furnizohen me energji nga Operatori i Shpërndarjes”, u shpreh ai. Sipas OSHEE-së, arkëtimet në muajin maj janë rritur 35%, krahasuar  e të njëjtën periudhë të 2014-tës, ndërsa humbjet shënuan 31,25%, nga 36,8% që ishin një vit më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button