OSHEE, gatishmëri për sezonin turistik: Ja numrat e kontaktit Velipojë – Ksamil
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ngritur shtabin e gatishmërisë për sezonin turistik, për menaxhimin 24 orë pa ndërprerje të cilësisë së furnizimit me energji elektrike në zonat bregdetare nga Velipoja në Ksamil.
Në të gjithë territorin, sipas rajoneve, jane ngritur grupet e gatishmërisë me rreth 500 punonjës për kontrollin dhe menaxhimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike, lokalizimin e defekteve dhe marjen e masave për likuidimin e avarive në kohë sa më të shpejtë.
Gjithashtu, për të patur një kontakt të vazhdueshëm dhe të shpejtë me abonentët, OSHEE ka publikuar një hartë me numrat e telefonit të çdo njësie që administron zonat turistike përgjatë vijës bregdetare.
Janë 19 numra telefoni që përkojnë me çdo njësi që ka në ngarkimim menaxhimin dhe kontrollin e furnizimit me energji elektrike të zonave plazheve përgjatë vijës bregdetare:
Shkodra 022 80 10 23
– Velipoja 069 41 40 343
– Shëngjini 069 41 45 502
– Patoku 069 41 49 766
Durrësi 052 22 20 97
– Bisht Pallë/Gjiri i Lalsit/Durrës/Plepa 069 41 42 073
– Shkëmbi Kavajës/Golem/Spille 069 41 46 455
Lushnje 032 23 05 20
– Divjaka 069 41 40 475
Fier 034 21 00 00
– Seman 069 41 46 301
Vlora 033 22 62 60
– Novoselë/Zvërnec/Vlorë/ Rradhimë/Orikum/Llogara 069 41 47 539
– Palasë/Dhërmi/Vuno/Jal 069 41 41 781
– Himarë/Qeparo 069 41 46 631
Saranda 084 42 62 55
– Borsh/Lukovë 069 41 44 980
– Sarandë 069 41 44 933
– Çukë/Ksamil 069 41 44 920