OSHEE hap tender për blerjen e 180 MW energji elektrike për qershorin
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të zhvillojë tenderin për blerjen e sasisë prej 180 MW energji për mbulimin e nivelit të humbjeve.
Sipas burimeve të OSHEE-së, kjo sasi do të blihet në dy Lote për datat 12-20 qershor dhe 21-30 qershor.
Procedurat mbështeten në vendimin nr. 30 të Bordit të ERE-s datë 23.03.2011 “Rregullat dhe proçedurat e blerjes nga KESH sh.a. te energjise elektrike”.
OSHEE ka ngritur dhe Komisionin përkatës, që për blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes për periudhën 12- 30 qershor, të zhvillojë procedurën e blerjes së energjisë elektrike, ku janë ftuar të marrin pjesë shoqëritë tregtare dhe prodhuese vendas dhe të huaj.
Ofertat priten deri në datën 18 qershor për sasinë rreth 180 MW energji elektrike për të përballuar sasinë e humbjeve të energjisë elektrike.